Bashkëshkorti i ish ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Ish-deputeti socialist ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, por ende nuk dihen detajet e kësaj vizite.
Gaçi dhe Xhaçka janë paditur për çështjen e resortit në Himarë, për të cilin ai ka marrë edhe statusin e investitorit strategjik.
Ndërkohë ditën e djeshme në SPAK është paraqitur ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.
Artan Gaçi është paditur në SPAK nga Fredi Beleri, i cili ndodhet në qeli me akuzën e krimit zgjedhor, për abuzime me çështjen e pronave në bregdet.
Beleri ka bërë padi në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, bashkëshortit të saj Artan Gaçi si dhe ish-kreut të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.
Lini një Përgjigje