TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Korrik 2026, 09:00

Lamtumira për gazetarin Enrik Mehmeti, sot homazhe në teatrin "Petro Marko"

Shkruar nga Pamfleti
Lamtumira për gazetarin Enrik Mehmeti, sot homazhe në teatrin
Enrik Mehmeti

Ndarja e parakohshme nga jeta e 40-vjeçarit ka tronditur familjarët, miqtë, kolegët dhe komunitetin e medias, ndërsa Vlora i jep sot lamtumirën një gazetari që për vite me radhë e lidhi jetën e tij me raportimin e ngjarjeve dhe historive të qytetit.

Që në moshë të vogël, Mehmeti u përball me sfida të mëdha. Në vitin 1997, kur ishte vetëm 11 vjeç, gjatë trazirave që përfshinë vendin, iu bashkua kampit misionar “Alba” si përkthyes, duke ndihmuar në komunikimin dhe mbështetjen e njerëzve në nevojë. Më pas ju përkushtua gazetarisë.

Për kolegët dhe miqtë, Enrik Mehmeti do të kujtohet për profesionalizmin, korrektësinë dhe pasionin me të cilin ushtroi gazetarinë, si edhe për dashurinë e veçantë që kishte për Vlorën.

Homazhet në nderim të gazetarit zhvillohen në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë, ndërsa ceremonia e përcjelljes së fundit drejt banesës së fundit do të mbahet sot në orën 14:00.

Lamtumira për gazetarin Enrik Mehmeti, sot homazhe në teatrin

enrik mehmeti

Lini një Përgjigje