
Avokati Spartak Ngjeli ka analizuar mesazhet e kryeministri Edi Rama në Asmablenë e PS, thelbi i të cilave sipas tij ishte se qeveria nuk do të jetë mburojë për asnjë.
Në një intervistë për “Report Tv”, Ngjela tha se Rama u involvua së tepërmi në çështje e drejtësisë dhe sipas tij kreu i qeverisë ka arritur në konkluzionin që kjo çështje nuk ka kthim pas dhe do ta çojë deri në fund.
“Kjo ishte gjuha e drejtësisë por dy duhet të jenë gjuhët e kryeministrit këto kohë. Drejtësia dhe zhvillimi. Drejtësinë na e kanë marrë të tjerët për ta strukturuar. Ai nuk e tha por duhet ta thoshte. Atë e kanë marrë ndërkombëtarët dhe sidomos politika amerikane dhe e kanë deklaruar se do ta zgjidhin. Fakti që Rama u involvua së tepërmi në çështje e drejtësisë atëherë ka arritur në konkluzionin që kjo çështje nuk ka kthim pas dhe unë do ta çoj deri në fund. Meqë ai e ka kuptuar se po t’i hyjë me njëfarë vullneti çështjes së drejtësisë në Shqipëri e cila do të vijë nëpërmjet SPAK dhe për faktin që ishte PS e drejtuar nga ky me maxhorancën e vetë pranoi gjithë strukturimin juridik të SPAK do të ketë benefitet e veta ose njohje të favorshme historike. Të shikojmë si do të ecë SPAK tani”, tha Ngjela.
“PS do ta kalojë gjallë a vdekur zjarrin e sprovës për drejtës”. Me këtë mesazh Ngjela shprehet se Rama la të kuptojë se nuk mërzitet nëse “zjarri” do të bjerë në politikën shqiptare apo dhe në qeveri, në fuksion të drejtësisë.
“Blinken ka deklaruar se SPAK e drejtojmë ne. Rama që deri tani nuk ishte angazhuar në këtë çështje dha sqarime që unë e përkrah deri në fund dhe nuk mërzitem fare nëse zjarri do të bjerë në qeveri dhe në politikën shqiptare në funksion të drejtësisë e mirëpres. Mori fund. Dmth çdo goditje nga ana e spak drejt të korruptuarve të PS e deklaroi se nuk kam asnjë lidhje me ta dhe tha se çdo përgjegjësi është personale”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje