Aktualitet 8 Qershor 2023, 22:41

“Askush të mos jetë mbi ligjin”, ambasadori britanik për arrestimin e Dakos: Institucionet e drejtësisë të mos bëjnë dallime!

Shkruar nga Pamfleti

“Askush të mos jetë mbi ligjin”, ambasadori britanik

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith bëri një koment të përgjithshëm për drejtësinë dhe zgjodhi të mos përmendë emrin e ish kryebashkiakut Vangjush Dako që u arrestua me urdhër të SPAK.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në “Repot Tv”, King-Smith i kërkoi institucioneve të drejtësisë që të bëjnë punën pa bërë dallime në mënyrë që askush të mos jetë mbi shtetin.

Ju nuk prisni që unë t’i referohem rasteve individuale që po i nënshtrohen një procesi gjyqësor, por parimi është shumë i qartë; duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë dhe duhet të përmirësohet llogaridhënia dhe duhet të vendoset një drejtësi tek e cila njerëzit kanë besim. Ne i bëjmë thirrje të fortë të gjitha institucioneve të drejtësisë të luajnë rolin e tyre, të përmbushin standardet që priten prej tyre dhe që janë përcaktuar në ligj dhe të luftojnë në mënyrë aktive korrupsionin në mënyrë që t’i japim vërtet fund këtyre dinamikave të vështira me të cilat po përballet Shqipëria dhe vendet e tjera.

Pra, ne u bëjmë thirrje këtyre institucioneve të përmbushin mandatet e tyre dhe ta bëjnë këtë pa bërë dallime mes individëve dhe të zbatojnë të njëjtat standarde dhe rregulla për të gjithë. Ne si Mbretëri e Bashkuar do të vazhdojmë të mbështesim këtë, do të mbështesim institucionet e pavarura; ne duam t’i shikojmë ato të përparojnë dhe i nxisim ato të jenë kenë besim dhe të marrin të gjitha veprimet e nevojshme. Është e rëndësishme që shteti i së drejtës të zbatohet për të gjithë dhe që askush të mos jetë mbi shtetin e së drejtës”, tha King-Smith.

ambasadori britanik dako