
Analisti Arion Sulo u shpreh se operacioni i sotëm i SPAK ka qenë i dekonspiruar dhe asnjë person i rëndësishëm nuk është arrestuar.
Ai tha në RTSH se duhet të hetohet nëse informacioni doli nga SPAK apo nga policia.
“Shumica e gazetarëve ditën e djeshme që në orën 20:00 e dinin që do zhvillohej ky operacion madje e dinin dhe shifrën e saktë që do kishte 50 urdhër arresti. Operacioni është i dekonspiruar. Se është dekonspiruar nga SPAK apo është dekonspiruar nga Policia kjo të hetohet”, tha ai.
Më tej ai tha se, “ky është sezoni i pestë i serialit të “Metamorfoza” se ata janë në Dubai dhe nga “Metamorfoza 1” dhe Metamorfoza 2 e dinin që po kërkohen. Asnjë nga ata nuk është arrestuar” .
Lini një Përgjigje