Aktualitet17 Maj 2024, 22:30

Mega operacioni i SPAK, kush janë 34 emrat që mbahen ende sekret? Karamuço zbulon detaje nga lëvizjet e policisë

Shkruar nga Pamfleti

Mega operacioni i SPAK, kush janë 34 emrat që mbahen ende sekret?

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se në listën e mega operacionit të SPAK, janë edhe 34 emra që nuk dihet ende kush janë.

Këtë deklaratë Karamuço e bëri në emisionin ’3D nga Alban Dudushi’ në RTSH. Sipas tij, shumë makina të RENEA-s janë ende në lëvizje, sepse operacioni është në vijim.

Tek ajo listë mungojnë 34 persona. Nuk i dimë ende kush janë. Ka urdhër arreste dhe nuk e dimë nëse janë arrestuar. Shumë makina të RENEA-s janë ende në lëvizje, sepse operacioni është në vijim. Kanë dalë 16 emra, por janë dhe 34 të tjerë në listë. Ka kontrolle banesash, lokalesh, ka ndjekje personash. Dihej që do të zhvillohej një operacion i madh. Ka pasur sinjale për dekonspirim, por nuk diheshin emrat, ndaj nuk mendoj se ka dekonspirim për emrat. Pak kush e di se kujt policia do ti shkojë në shtëpi për ta arrestuar”, tha Karamuço.

Më tej ai deklaroi se forcave të përfshira në aksion, RENEA-s dhe FNSH-së i janë hequr telefonat celular dhe janë hedhur në terren për të finalizuar mega-aksionin e SPAK.

Dje në darkë di që kishte një operacion të madh që do të zhvillohej, tha Karamuço, dhe në momentin që mbërriti deri te telefonat tanë, mendova që ky do operacion do dekonspirohet.

Nuk dinim emra, nuk dinim konkretisht se për kë bëhej fjalë. Nuk kemi inventar të operacionit, për shkak që është operacion masivë ka përfshirë shumë foraca të RENEA-as dhe FNSH-së dhe që mbrëmë i janë hequr celularët dhe janë ccuar në banesat konkrete dhe kur kanë marr letrën kanë kuptuar”, u shpreh ai.