TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2023, 20:39

“Ata që janë prag burgu më dorëzojnë sekrete”, Artan Hoxha nxjerr foton me Agron Nezën: Në këtë vend, çfarë sjell ora nuk sjell moti!

Shkruar nga Pamfleti

“Ata që janë prag burgu më dorëzojnë

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto me një prej personazheve më të komentuara të ditëve të fundit. Ai shfaqet në krahë të Agron Nezës, i cili del në dosjen e FBI si personi që korrupti agjentin McGonigal.

Hoxha shprehet se e ka takuar në një lokal në Tiranë, teksa ka bërë edhe ironi. Sipas tij, të gjithë ata që janë pranë burgut i dorëzojnë atij sekrete.

Këtë Agron Nezën, e kërkoj në qiell, e me gjen në mes të Tiranës. Sapo mbylla një takim “top sekret” mes “Çakallit” dhe Personit A, të dosjes Charles McGonigal… Si traditë, kush është bërë gati për t’u arrestuar, më dorëzon disa “sekrete” për ditë të vështira.  Në këtë vend, “çfarë sjell ora, nuk sjell moti”, thotë populli… Unë për vete, sapo i zgjidha nja dy halle të vockla që kisha me FBI-në… “Revolucioni” vazhdon….”, shkruan ai.

artan hoxha agron neza

Lini një Përgjigje