Prokuroria ka gjetur prova të reja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan dhe ka kërkuar arrest shtëpie për 6 policë. Bëhet fjalë për Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.
Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit ka zbardhur detaje të reja. Avokatja u shpreh se rezulton se 6 policët që sot prokuroria kërkon arrest shtëpie kanë pasur dijeni për ekzistencën e 6 furgonëve së strukturës së mbrojtës së PD-së si dhe që Paplekaj ka qenë i armatosur.
“Sot prokuroria kërkoi kthimin e masës arrest në shtëpi, për 6 policët e Shqiponjës. Rezulton se kanë pasur në dijeni për ekzistencën e 3 furgonave së strukturës së mbrojtjes së votës së PD-së. Dhe për faktin që i pandehuri Arbër Paplekaj ka qenë i armatosur me armë.”- tha avokatja e familjes Xhuvani.
Tre javë më parë u thirrën në gjyq 15 dëshmitarë, ku vetëm 2 prej të cilëve u paraqitën, njëri paraqiti raport mjekësor për mungesën ndërsa 3 të tjerë ndodhen jashtë vendit.
Në seancë ishte gjithashtu i pranishëm i akuzuari Arbër Paplekaj, i cili u dërgua nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Elbasanit. Në listën e dëshmitarëve janë edhe dy ish -zyrtarët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Kujtojmë që Paplekaj ishte pjesë e grupit të mbrojtjes së votës, të ngritur nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit dhe shkoi në lagjen 5 Maji pasi kishin konstatuar një person me lista votuesish dhe që shpërndante para në këmbim të votës. Në përplasje e sipër, u vra Pjerin Xhuvani si edhe u plagosën disa të tjerë.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, përkatësisht më 21 prill 2021 në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan, ku pati përplasje midis grupeve të militanteve.
Lini një Përgjigje