TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2023, 12:21

Inceneratori i Elbasanit, nis gjykimi për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

Shkruar nga Pamfleti
Inceneratori i Elbasanit, nis gjykimi për Lefter Kokën dhe Alqi
Inceneratori i Elbasanit

Afera me inceneratorin e Elbasanit ka kaluar për gjykim. Mësohet se gjykata ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe Alqi Bllakos, për gjykim të shkurtuar. Në seancën e kaluar ish-ministri Lefter Koka përmes avokatit të tij ka kërkuar pushimin e akuzave penale, ndërkohë që të njëjtën kërkesë bëri edhe Alqi Bllako.

Lefter Koka akuzohet se ka marrë ryshfet 2.7 milion euro për dhënien e lejes së ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi pak javë më parë hetimet dhe çoi për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Mbi të gjithë personat më sipër rëndojnë akuzat e “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë që duhet thënë se Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto tre personazhet e rëndësishme për hetimet e inceneratorëve në Elbasan dhe Fier, tashmë në kërkim ndërkombëtar, janë hetuar edhe më herët nga prokuroria e Elbasanit, për të njëjtat akuza për të cilat SPAK i ka marrë të pandehur. Në 7 shkurt, u bë me dije se Stela Gugallja është identifikuar në Austri dhe tashmë SPAK ka dërguar kërkesën për ekstradimin e saj drejt Shqipërisë. 

inceneratori i elbasanit

Lini një Përgjigje