
Gazetari Artan Hoxha ka shpërthyer në kritika ndaj asaj që ndodhi sot me Fredi Belerin. Një grup avokatësh grekë u mblodhën në Tiranë duke kërkuar lirimin e tij dhe sipas gazetarit ëhstë skandaloze. Ata kapen pas të drejtave të njeriut dhe Hoxha u ka plasur në fytyrë se si shqiptarët trajtohen në burgjet greke dhe ata nuk kanë thënë asnjë fjalë.
“Epo kam pare e s’kam parë…
Mblidhen kryetaret e dhomave të avokatisë së Greqisë dhe në mes të Tiranës i bëjnë thirrje gjykatës shqiptare të liroje Bejlerin, sepse medemek “I paskan shkelur te drejtat e njeriut”!!!!
Po mire mo zoterinj, në burgjet e Greqisë dergjen me mijëra shqiptarë, që jo vetëm u janë privuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe as që e ka vënë ujët në zjarr kush, por dhe i kanë masakruar barbarisht….
Kjo dhoma e avokatisë së Tiranës apo e Shqipërisë, si nuk e tha një fjale, kur pa se çfarë bëjnë homologët grekë të ulur këmbëkryq në mes të shtëpisë….”, shkruan Hoxha.