TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Tetor 2025, 12:07

Avokati Arben Llangozi: Arrestimi në Elbasan i planifikuar pas vrasjes së gjyqtarit, duan t’i mbyllin gojën avokatëve

Shkruar nga Pamfleti
Avokati Arben Llangozi: Arrestimi në Elbasan i planifikuar pas vrasjes
Avokati Arben Llangozi

Avokati Arben Llangozi, për arrestimin e avokatit Ulian Bajrami, pasi paralajmëroi kallëzim në seancën gjyqësore në Elbasan, deklaroi se nga prokuroria u dha lajm i rremë se avokati kishte kërcënuar prokurorin.

Ai deklaroi se gjyqtarja iu kthye në mënyrë të ashpër dhe bullizuese avokatit, ndërsa shtoi se avokati mund të ketë bërë shkelje etike, por jo vepër penale.

Sipas tij, aktualisht kemi një sistem drejtësie ku gjyqtarët dhe prokurorët mbrojnë njeri tjetrin.

Llangozi shtoi se arrestimi i avokatit Bajrami, vjen pas diskutimeve në mbledhjen që u bë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, duke e cilësuar si arrestim të planifikuar për t’iu mbyllur gojën avokatëve.

"Arrita të siguroj audion e seancës dhe kam konstatuar se avokati ka qenë në përputhje me detyrën dhe është bërë manipulim i pastër me organet e drejtësisë.Nuk kemi organe drejtësie, por strukturë të organizuar që mbrojnë veprimet e njeri tjetrin dhe falsifikojnë procedurat. Avokati kishte konstatuar se ishin falsifikuar procesverbalet e videos dhe se procesverbali nuk përputhet me videon. Avokati tha se kam konstatuar mospërputhje dhe do bëj kallëzim ndaj prokurorit dhe Oficerit të Policisë Gjyqësore. Gjyqtarja i është kthyer avokatit në mënyrë bullizuese. Nuk kemi pse të mbyllim sytë për të drejtat e klientëve tanë. Gjykata në vend që të fillonte procedim penal, bullizoi dhe ofendoi avokatin. 

Gjyqtarja Megi Strakosha, nuk ka histori të pastër. Babai i saj është i dënuar, se ka tjetërsuar pronat e Dhërmiut duke ia dhënë oligarkëve dhe kur u shitën pronat u bë gjyqtare. 

Ka dhe njerëz të ndershëm që nuk futen te Shkolla e Magjistraturës. Gjyqtarja iu kthye ashpër që në këtë sallë nuk flet dot për kallëzime. Babai i gjyqtares ka qenë drejtor i bashkisë Himarë dhe unë ndaj bindjen se gjyqtarët sot janë të gjithë patronazhistë. 

Pse shkojnë juristët e institucioneve në Magjistraturë dhe nuk shkon një qytetar i thjeshtë, sepse kanë lidhje politike. Do merrem personalisht me ty”, mund të jetë shkelje etike nga avokati, por jo shkelje penale që ta arrestosh. 

Magjistratët nuk po zgjidhen më me meritë, por në mënyrë politike. Ditën e sotme është publikuar fakti që ky prokuror ka problematika në testin psikologjik, në Shkollën e Magjistraturës. 

Këtu duhet të fillohet nga humanizmi. Prokurorë dhe gjyqtarë që nuk janë humanë, nuk duhet të jenë në sistem.

Të ndaluarin e paragjykojnë që në momentin që i janë vënë prangat, ndërkohë që janë viktima të një sistemi të kalbur dhe korruptuar.

 Ne nuk mund të pretendojmë që do marrim drejtësi nga një gjyqtare që ulëret në seancë ndaj avokatit. 

Për mendimin tim nga avokati nuk ka shkelje etike se është detyrim, që cilido që merr dijeni për një vepër penale, ka detyrim të bëjë kallëzim. Dhe na u trembka prokurori? 

Një gjyqtar i Republikës, nuk ka ditë që minimalisht nuk kryen një vepër penale. Më parë arrestohet Edi Rama se sa një prokuror dhe gjyqtar, aq e mbrojnë njeri tjetrin. 

Këtu kemi një sistem drejtësie ku mbrojnë njeri tjetrin. Arresti vjen pas diskutimeve në mbledhjen që u bë për vrasjen e gjyqtarit. 

Është i planifikuar si arrestim. Me këtë mënyrë do i mbyllet goja avokatëve. Sistemi i drejtësisë ka rënë. 

Të gjithë magjistratët janë aty ku janë si rrjedhojë e veprimeve korruptive të familjeve të tyre.", tha avokati në MCN.

avokati arben llangozi

1 Komente

  1. E
    Engjell Hamitaj

    Me duket po vjen Era drejtesi Nese je nje avokat me dinjitet dhe nuk ke ber sekserin dhe shpreh te verteten me dinjitet nuk kan se cfar te Bejn ky Avokat qe mbahet brenda per ta trembur do te dal me trim dhe dinjitoz se e vrau friken e te gjith e Prokuroreve dhe gjyqtareve e OBGJ ve te koruptuar qe taksat tona i qerdhosin Njerzit meritojn Drejtesi

    Lini një Përgjigje