Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur këtë të hënë më 20 tetor, në orën 10:00 për të vlerësuar nëse katër prokurorët që kanë shprehur interes për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i plotësojnë kriteret ligjore për këtë pozicion.
Në këtë mbledhje u miratua listën me 4 kandidatë për kreun e ri të SPAK-ut.Kandidatët janë Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho.
“Janë 4 kandidatë në garë, të jenë prokurorë të SPAK, të mos jenë drejtues, të kenë paraqitur platformë dhe të mos kenë masë disiplinore. Të katër kandidatët i plotësojnë kushtet për të garuar për të qenë në krye të SPAK: Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho.", tha Sokol Stojani, kryetari i komisionit të zhvillimi të karrierës në KLP.
Kandidatët Adnan Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Ervin Gogaj janë të gjithë pjesë e strukturës aktuale të SPAK-ut dhe pritet të kalojnë në fazën e intervistimeve publike, një proces i hapur që do të përfshijë vlerësimin e karrierës së tyre, integritetit, aftësive drejtuese dhe vizionit për të ardhmen e institucionit.
Ky proces nis në prag të përfundimit të mandatit trevjeçar të kreut aktual të SPAK, Altin Dumani, i cili largohet më 18 dhjetor. Gjatë drejtimit të tij, SPAK ka qenë në qendër të vëmendjes për hetime të bujshme ndaj zyrtarëve të lartë dhe grupeve të strukturuara kriminale.
Pas verifikimit të dokumentacionit dhe përmbushjes së kushteve ligjore, KLP do të zhvillojë intervistat me secilin prej tyre për të përzgjedhur pasuesin e Altin Dumanit në krye të SPAK.
Lini një Përgjigje