Aktualitet24 Maj 2024, 16:05

Avokati Arben Llangozi tregon skemën si ‘Micro Credit Albania’ zhvaste shqiptarët: 200 persona punonin për të vjedhur hallexhinjtë

Shkruar nga Pamfleti

Avokati Arben Llangozi tregon skemën si ‘Micro Credit Albania’

Avokati Arben Llangozi ka treguar skemën se si kompania Micro Credit Albania ka zhvatur shqiptarët. Dje u arrestuan disa zyrtarë të saj, teksa sipas avokatit, janë rreth 200 persona që merreshin me zhvatjen e qytetarëve.

Sipas tij, janë marrë në qafë shumë individë, të cilët kishin larë të gjitha detyrimet.

Kjo skemë mashtrimi është kryer në mes të Tiranës, në një godinë përballë ministrisë së Drejtësisë dhe  pjesë e saj kanë qenë një staf prej 200 vetash, avokatë e përmbarues

Vjedhja është një skemë shumë e gjerë mashtrimi. Ka qenë një staf prej 200 vetash, avokatë, përmbarues që kishin një godinë në mes të qendrës, ngjitur me ministrinë e Drejtësisë dhe ushtronin aktivitetin tregtar. Nëse një qytetar kishte marrë kredi e kishte shumë nga ata qytetarë që e kishin vërtetim që ishte shlyer kredia, sërish njoftoheshin nga ky grup që kishin një kredi të pashlyer e duhej të paraqiteshin pranë këtij institucioni.

Në këtë moment njerëzit sorrollateshin, dhe pranonin si pjesë negociatave vetëm nëse do nënshkruaje një kontratë të re kredie. Pra ti nuk kishe kredi por që të hiqej sekuestroja duhej të nënshkruaje kontratën e re të kredisë.

Nga informacionet që kam unë asnjë qytetar nga ato nuk ka dosje për çedim kredie. Kjo është një skemë edhe më skandaloze. Ka lëshuar gjykata urdhra ekzekutimi për kontratat e kredive për të gjithë qytetarët kur në dosje mungon: se ka pasur nga ata qytetarë që kanë likuiduar por u kishte ngelur një pjesë e vogël. Ka pasur raste kur ai kishte shlyer kredinë tek banka e rezultonte debitor 50 milionë lekë. Kjo bëhej sipas interesave të tyre", tha avokati në “Report Tv”.