Aktualitet24 Maj 2024, 15:24

“Kush kishte lugën më të madhe vidhte”, Spartak Ngjela: SPAK të mos presë kallëzime nga të korruptuarit, por të godasë!

Shkruar nga Pamfleti

“Kush kishte lugën më të madhe vidhte”, Spartak

Spartak Ngjela, duke folur në lidhje me raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve, tha se SPAK ka një detyrë të madhe për zhvillimin e Shqipërisë.

Në një lidhje Skype në rubrikën “Opinion” në News24, Ngjela tha SPAK ka për detyrë luftojë korrupsionin i cili sipas tij ka mpirë zhvillimin shqiptar.

Institucionet janë të korruptuara, vijnë nga korrupsioni. Kush ka qenë ai institucion që nuk ka qenë i korruptuar në Shqipëri.

Nga institucionet do të presë SPAK? Çfarë japin shërbimet? Aty është gjëja. Këtu ishte bërë deti kos në funksion të korrupsionit. Kush merrte lugën që ia jepte shteti hante. Ministri, zv. Kryeministri e kryeministri kishin lugën më të madhe.

SPAK ka një detyrë të madhe për zhvillimin e Shqipërisë. Korrupsioni ka mpirë zhvillimin shqiptar”, tha Ngjela.

Ai foli edhe në lidhje me faktin që Dumani theksoi lidhjen e policisë me krimin.

Nëse policia, disa organe të survejimit, si prokuroria, nuk do të ishin të korruptuara nuk do të kishte korrupsion në Shqipëri. Shpresën e kemi të gjithë te SPAK”, u shpreh ai.