Aktualitet24 Maj 2024, 15:55

Rexhë Byberi për burg, qeras djalin e xhaxhait me tjetër tender miliona lekë; SPAK rri e vështron

Shkruar nga Pamfleti

Rexhë Byberi për burg, qeras djalin e xhaxhait me tjetër tender

Kryetari Bashkisë Tropojë Rexhë Byberi nuk pyet as për Kontroll të Lartë të Shtetit e as për SPAK dhe i jep përsëri tender djalit të xhaxhait të tij, kjo në kundërshtim të hapur dhe në konflikt interesi...

Nuk ka fund babëzia e kryebashkiakut të Tropojës Rexhë Byberi.  Ndonëse SPAK ka hapur letrat për të, Byberi vijon i patrembur të ngopë me tenderë familjarët.

Natë 20 Maj 2024 i jep tenderin me objekt Rehabilitim i rrugës Lagja ''Hysenukaj'' me REF-01299-04-15-2024, me fond limit 2 083 279 lekë, djalit të xhaxhait të tij. Pra kompanisë Vllaznimi shpk me administrator Bashkim Byberi.

Rexhë Byberi për burg, qeras djalin e xhaxhait me tjetër tender

Kompania “Vllaznimi shpk” e drejtuar nga Bashkim Byberi djali i xhaxhait te kryetarit bashkisë Rexhë Byberi, në raportin e auditimit nga KLSH në nëntor 2023, u evidentua se ky operator sebashku me operatorin “Griald shpk” që kishin marrë pjesë në disa procedura në Bashkine Tropojë, janë kualifikuar padrejtësisht për mungese dokumentacioni.

“Procedura e prokurimit me objekt “Rikonstruksion Rruga Blini i Grisë-Lekurtaj”, hapur”, me vlerë 10,986,652 lekë pa TVSH  Bashkia Tropojë faqe 84 -87 raportit klsh-së : Sa sipër, kualifikimi i këtij OE është i padrejtë, në kundërshtim, është vepruar në kundërshtim me nenin 82 të VKM nr. 285, datë 19.05.2021, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, duke ngarkuar me përgjegjësi anëtarët e KVO”, thuhej në raport.

Por Kryetari Bashkisë Tropojë Rexhë Byberi nuk pyet as për Kontroll të Lartë të Shtetit e as për SPAK dhe i jep përsëri tender djalit të xhaxhait të tij, kjo në kundërshtim të hapur dhe në konflikt interesi edhe pse kompania nuk përmbushë kriteret ligjore.

SPAK ka hapur hetim për disa tenderë këtë bashki, por si duket prokurorët flenë dhe merren me shkresurina. Vetëm “Pamfleti” ka denoncuar me dhjetra raste se si djali i xhaxhit të tij merr çdo tender, por SPAK nuk heton këto raste.

Aferat e Rexhë Byberit me tenderët

Një tender për rikonstruksionin e disa urave në zonën e Tropojës, është vënë në skaner nga prokuroria e posaçme SPAK, ku objektiv i këtij hetimi janë zyrtarë të bashkisë Tropojë dhe administratorët Rrok dhe Verë Gega.

SPAK ka regjistruar një dosje penale me Nr.47, ku janë ngritur dyshime të forta se kompania “Rroku Guest” ka kryer punime fiktive.

Hetimi ka nisur në muajin shkurt 2024, ndërsa SPAK ka kërkuar nga zyrtarët e bashkisë Tropojë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që lidhet me procedurat e një tenderi publik me objekt “Ndërtim e rikonstruksion urash në bashkinë Tropojë”.

Sipas dokumenteve zyrtare për mirëmbajtjen e disa urave në zonën e Tropojës, bashkia e këtij qyteti ka shpenzuar një shumë prej 145 milion lekë të vjetra, të cilat janë arkëtuar në llogarinë bankare të kompanisë së ndërtimit “Rroku Guest”.

Kjo pagesë është kryer nga ana e Bashkisë Tropojë në 29 janar 2024, ndërsa regjistrimi i faturës së shitjes është kryer në 29 dhjetor 2023.

Kalimi i kësaj shume në llogaritë e “Rroku Gest”, që menaxhohet nga çifti Rrok dhe Vera Gega, ka ngjallur dyshime të forta ndaj prokuroria e posaçme SPAK, ka nisur hetimet për këtë subjekt ndërtimi dhe zyrtarët e bashkisë së Tropojës.

 SPAK ka kërkuar nga ana bashkisë Tropojë ti vendosi në dispozicion faturën Nr.39 të datës 29 dhjetor 2023 si dhe situacionet e punimeve dhe urdhrin e shpenzimeve të kryera nga ana e kompanisë së ndërtimit “Rroku Guest”.

Dyshimet e SPAK, janë për paraqitje situacionesh punime fiktive me qëllimin e vetëm të lëvrimit të fondeve publike nga buxheti i bashkisë Tropojë. /Pamfleti