Aktualitet22 Shkurt 2024, 10:09

Babai shfrytëzonte djalin për përfitime në Tok Tok, aktivistja: Person i rrezikshëm, kërcënim edhe për ish-gruan!

Shkruar nga Pamfleti

Babai shfrytëzonte djalin për përfitime në Tok Tok,

Aktivistja Suela Koçibellinj tha se babai që shfrytëzonte djalin 10-vjeçar për të përfituar në Tik Tok, ishte një person i rrezikshëm.

Sipas aktivistes, ky person përveçse i ka shkaktuar dëme të shumta fëmijës në sjellje, përbën kërcënim edhe për ish-gruan, nënën e të miturit, pasi sipas saj denigrimi dhe dhunimi i figurës së sa, mund ta çoj gruan të marrë edhe veprime pa kthim.

Fëmija, është një fëmijë i cili nuk ka ndërtuar një model të shëndetshëm për të menaxhuar situatat e tij, sepse po e shikojmë është një fëmijë që ka reagime të tilla. Kjo është e ndikuar nga kjo gjyshe dhe nga ky baba. Është logjikë e pastër, kemi dy persona që e tregojnë modelin dhe  një fëmijë që e replikon modelin. Ai nuk ka vendimmarrje, mund ti kthehet edhe nënës së tij.

Atij i kanë thënë se shikon sa i rëndësishëm u bëre, ai nuk e kupton vëmendjen e shëndetshme nga vëmendja e pashëndetshme. Babai i tij shan në çdo telefonatë bashkëshorten. Ai është një prind i rrezikshëm që rrezikon jetën e fëmijës dhe të nënës, sepse ai po denigron figurën e nënës, po e dhunon figurën e nënës, mund ta nxisë edhe nënën të bëj një veprim pa kthim”,-tha aktivistja.