Aktualitet15 Prill 2024, 21:59

“Bandat luftë për kontrollin e basteve”, Artan Hoxha: Edhe pse u legalizuan, ende i ka në dorë krimi!

Shkruar nga Pamfleti

“Bandat luftë për kontrollin e basteve”, Artan Hoxha: Edhe

Gazetari Artan Hoxha ka folur për rastet e fundit të kapjes së personave që organizojë baste të paligjshme, çka dëshmon se ky aktivitet vijon të kontrollohet nga krimi edhe pse Parlamenti ka kaluar ligjin që i legalizon këto aktivitete.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Hoxha tha se ligji i miratuar nuk ka nisur zbatimit dhe se bandat kriminale janë në luftë me njëra tjetrën për kontrollin e basteve.

"Lojrat e fatit i mbyllim në fund të 2018 me motivin për t’ja hequr nga duart krimit të organizuar, qindra milionë euro. Tani i legalizuam, me idenë që këto para i ka tërësisht krimi i organizuar, kështu që t’ja japim kompanive serioze, me ortak të huaj.

Sot Shqipëria ka një paradoks, ligjërisht kemi lejuar lojërat e fatit, por Policia e Shtetit dhe Prokuroria vijojnë të hetojnë dhe arrestojnë për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit. Janë përgatitur aktet nënligjore, janë ndryshuar kriteret, pra ky ligj duhet të hynte në fuqi dhe zbatim.

Ky ligj duke mos u zbatuar, vijon të krijojë këtë situatë, ku Policia e Shtetit thotë po luftojmë aktivitetin informal të lojërave të fatit. Rasti i Lushnjes, kishte të bënte me personazhe që janë të përmendur edhe në ngjarje të tjera në Lushnje. Aty ka patur përplasje mes grupeve lokale për të kontrolluar lojërat e fatit.

Sot ka një kompani apo biznesmen, që është i rregullt, pra jo i skeduar dhe dikë tjetër, një organiztë, që të ofron garanci dhe paprekshmëri, ofron edhe mbledhjen e borxheve. Në grupet që janë përplasur, janë goditur me njëri tjetrin. Apostol Dukës i kanë vendosur eksploziv për të kontrolluar territorin. Sot ndodhemi para këtij fakti. Do t’ja lëmë bandave lokale që bëjnë betejë për të kontrolluar lojërat e fatit dhe rrezikojnë edhe qytetarët, apo do të formalizohen.

Në rastet që kam parë së fundmi, avokatët thonë në Shqipëri këto janë lejuar. Edhe këtu kapen të vegjëli, që kanë celularët, ato lart nuk kapen. Janë grupe kriminale në betejë me njëri tjetrin", tha Hoxha.

hoxha