TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 13:20

Bankers Petroleum 5 mld euro dëm shtetit, GJKKO nxjerr nga qelia CEO-n e kompanisë

Shkruar nga Pamfleti
Bankers Petroleum 5 mld euro dëm shtetit, GJKKO nxjerr nga qelia CEO-n e
GJKKO nxjerr nga qelia CEO-n e kompanisë

GJKKO zbuti masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për shtetasin kinez Hongping Xiao, CEO i kompanisë Bankers Petroleum.

COE akuzohet për “krijimi i skemave mashtruese” lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar, “fshehje e të ardhurave”, “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “shpërdorim detyre”, “moskryerje e detyrave nga organeve tatimore”, “korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendor”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO zgjati afatet hetimore me 3 muaj për dosjen “Bankers”.

Sipas organit të akuzës kërkesa bazohet në kryerjen e veprimeve të tjera hetimore shtesë për shkak të kompleksitetit të çështjes.

I vetmi që ndodhej në masën “arrest në burg” për këtë çështje është CEO kinez i kompanisë, Hongping Xiao, ndërsa të gjithë të pandehurit e tjerë, janë në masa më të buta si arresti i shtëpisë.

Hetimet lidhen me deklarime të dyshimta tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare nga 2004–2024, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar në buxhetin e shtetit. Sipas Prokurorisë, Bankers ka realizuar shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekësh, por ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë lekësh, duke shmangur tatimin mbi fitimin dhe përfituar rimbursime të dyshimta të TVSH-së.

Së fundmi Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar aktivitetin e “Bankers Petroleum” për shkak të gjobës 120 milionë euro ende të pashlyer, të vendosur në 2019 pasi kompania naftënxjerrëse nuk kishte paguar 30 milionë euro akcizë për holluesin.

 

hongping xiao

Lini një Përgjigje