TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2026, 12:22

Shembet dheu në hyrje të tunelit Qukës-Qafë Plloçë, shpëton makina në ecje

Shkruar nga Pamfleti
Shembet dheu në hyrje të tunelit Qukës-Qafë
Shembet dheu në hyrje të tunelit Qukës-Qafë Plloçë

Aksi Qukës-Qafë Plloçë kushtoi rreth 260 milionë euro, por problematikat me këtë aks kanë qenë të njëpasnjëshme.

Pas rreth një muaji nga shembja e një masivi dherash në këtë aks, situata është përsëritur, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Sot një rrëshqitje dherash ka goditur një automjet që po kalonte në atë zonë.

Fatmirësisht dëmet e shkaktuara kanë qenë vetëm materiale, duke dëmtuar automjetin vetëm në pjesën e përparme të tij.

Shembet dheu në hyrje të tunelit Qukës-Qafë

Ndërkohë reshjet intensive të orëve të fundit kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në lumin Starovë dhe lumin Vërdovë, ku ekziston mundësia që të dalin nga shtratit.

Në terren janë vendosur forca të shtuara punonjësish, ndërsa situata po monitorohet nga strukturat përkatëse, të cilat janë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast se niveli i ujërave vazhdon të rritet.

Edhe lumi i fshatit Rrëmenj ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar një situatë serioze dhe shqetësuese për banorët e zonës.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonave përreth lumenjve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin me vëmendje udhëzimet e institucioneve.

Deri në këto momente, Pogradeci mbetet bashkia më problematike sa i përket situatës së motit dhe përmbytjeve.

shembet dheu në hyrje të tunelit qukës-qafë plloçë

Lini një Përgjigje