TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2025, 15:43

“Bëjini ‘block’, mos i çoni kokërr leku”, eksperti tregon si të veproni ndaj shantazheve virtuale

Shkruar nga Pamfleti

“Bëjini ‘block’, mos i çoni kokërr

Një nga anët e errëta të rrjeteve sociale është mashtrimi kibernetik. Eksperti i teknologjisë, Tomi Kallanxhi ka një këshillë të qartë: mos bini pre.

Ai shpjegon se gjithçka është “cunami në gotë”, pra është vetja ajo që e amplifikon situatën.

Duhet ruajtur qetësia dhe më pas ta bllokoni personin, të mos bini pre e shantazhit dhe të denonconi. Përdoruesit janë të mbrojtur për shkak të protokolleve të sigurisë që kanë shumë faqe e rrjete sociale, si dhe nga AMP.

Në qoftë se ju shantazhojnë me video, foto erotike, mos bini pre. Bëjeni ‘block’ nga çfarëdo lloj gjëje, lajmëroni autoritetet, mos i çoni asnjë kokërr leku në asnjë lloj momenti dhe bëjini ‘block’. Ndodh që kanë qenë skllevër gjatë gjithë kohës të këtyre individëve sepse ai do që të bëjë para gjatë gjithë kohës me ty dhe të shesë një lopë, në thonjëza, që të marrë sa më shumë para. Bëjini ‘block’ nga çfarëdo lloj profili. Ato video, ato foto nuk mund t’i postojnë në asnjë lloj portali sepse asnjë portal nuk ka të drejtë të postojë foto tuat personale pa dijeninë tënde sepse portali dhe faqja ha gjoba nga Autoriteti për Mbrojtjen e Privatësisë në Shqipëri, kshtu që mund të zhduken në të njëqindtat e sekondës fotot tuaja personale. Rrini të qetë, ruani qetësinë, është shumë e rëndësishme kjo gjë sepse në atë moment është sikur të ka rënë një bombë, por që askush nuk ka çfarë t’ju bëjë asgjë, përveçse vetja juaj.”-tha Tomi Kallanxhi në Tv Klan.

Lini një Përgjigje