TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2025, 13:40

Masakra në Shkodër, Hajdarmataj: Ragip Gila të ndiqej edhe pas daljes nga burgu, të shihej se me kë shoqërohej

Shkruar nga Pamfleti

Masakra në Shkodër, Hajdarmataj: Ragip Gila të ndiqej edhe pas

Ish drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj thotë se autori i masakrës me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër, Ragip Gila duhet të ndiqej edhe pas daljes së tij nga burgu.

Në një intervistë për “Newsline”, Hajdarmataj u shpreh se Gila duhet të kontrollohej se me kë shoqërohej. Më tej, ai shtoi se policia duhet të parandalojë ngjarje të tilla kriminale.

“Kemi një situatë në Shkodër, kemi disa grupe rivale. Vazhdon me vite, aludojmë që kemi dy grupe rivale me njëra-tjetrën. Kemi një autor të dyshuar që ka një të shkuar kriminale. Por kjo do një analizë tjetër. Kemi një person që ka qenë në burg. Ky person duhet të ndiqet në vazhdimësi, me metoda proaktive. Ndiqet me informacione, çfarë aktiviteti ka, me cilin shoqërohet. Ai arsenal armësh, mos të kapet pas ngjarjes, por të kapet para ngjarjes. Duhet të ishte bërë parandalimi i një krimi. Prandaj është policia. Policia duhet të bëjë parandalimin. Unë e vlerësoj pozitivisht, dhe shansi i atyre që u kap, u përplas me një automjet. Nga pistat e hetimit, mendoj se prokuroria, është e mirë fokusuar, sepse në këto lloj atentatesh, nuk është njeri i vetëm. Duhet të jenë edhe dy persona të tjerë", theksoi Hajdarmataj.

Lini një Përgjigje