TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Qershor 2024, 12:27

Bënin pazare me jetën e të sëmurëve me kancer, lihen në fuqi masat e sigurisë për mjekët dhe infermierët e Onkologjikut

Shkruar nga Pamfleti

Bënin pazare me jetën e të sëmurëve me kancer, lihen

Gjykata e Tiranës la në fuqi masat ndaj 7 mjekët dhe infermierët e Onkologjikut të përfshirë në skemën abuzive në QSUT.

Ata akuzohen për ‘shpërdorim detyre’, ndërkohë bëhet fjalë për;

Edmond Gashi-Mjek në Spitalit Onkologjik ne QSUNT-arrest shtepie

Emiljano Lela-Koordinator–detyrim paraqitje

Alketa Ymeri-Mjeke-detyrim paraqitje

Brikena Qirjazi -Zv/Drejtoreshe ne QSUNT-e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik-detyrim paraqitje

Halil Gashi –arrest shtepie

Florian Marku- arrest shtepie

Masa për Drilona Kishtën nuk u ekzekutua dot, pasi është jashtë shtetit. Prokuroria e Tiranës po heton skemën, përmes të cilës mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Gjykata ka miratuar kërkesën e organit të akuzës duke çuar para përgjegjësisë ligjore 8 persona, mjekë të spitalit Onkologjik në QSUT, kirurgë, ish zv/drejtoresha e përgjithshme e spitalit, Brikena Qirjazi dhe farmacistë. Hetimi i Prokurorisë arriti të zbulojë skemën se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Gjithashtu, ata dërgonin pacientët për kurim te spitalet private, ndërsa më herët kishin refuzuar t’iu jepnin shërbim në shtet duke nxjerrë alibi të tilla si pritjet dhe radhët e gjata, kur në realitet nuk rezultonin të tilla.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë pati reagime të forta në opinionin publik, por dhe atë politik. Në rrjetet sociale vërshuan reagimet në lidhje me përgjimet që ‘fundosën’ punonjësit e këtij spitali, që bënin pazare hapur, madje dhe planet për pushime luksoze në Tajlandë apo Maldive.

 

Lini një Përgjigje