TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Qershor 2025, 21:49

Berisha ëndërron heqjen e "non gratës", vajza e LaCivita emërohet drejtoreshë në Shtëpinë e Bardhë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha ëndërron heqjen e "non gratës", vajza e

Victoria LaCivita, është emëruar në një nga pozicionet kyçe të administratës së presidentit Donald Trump.

Ajo mban postin e Drejtoreshës së Komunikimit në Zyrën e Shkencës dhe Teknologjisë të Shtëpisë së Bardhë, duke sjellë eksperiencën e saj në fushën e komunikimit në një sektor strategjik.

Viktoria është vajza e Chris LaCivita, një nga strategët kryesorë të fushatës së Donald Trump në vitin 2024, i cili ka udhëhequr gjithashtu fushatën e Partisë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Duket se kjo ka shtuar shpresa e Berishës për heqjen e "non-grata". Edhe pse ka tentuar disa herë por nuk ia ka dalë, ndoshta LaCivita do të përdorë vajzën e vet për heqjen e emrit të kreut të PD nga lista e sanksioneve. 

Përmes këtij emërimi, Victoria LaCivita forcon më tej politikat që lidhen me teknologjinë dhe inovacionin në Shtetet e Bashkuara.

Victoria LaCivita është një profesioniste amerikane e fushës së komunikimit dhe politikës, e njohur për angazhimet e saj në administratën publike dhe fushatat elektorale.

 

Lini një Përgjigje