TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shtator 2025, 14:10

“Berisha nuk ka treguar hap konkret”, analisti: PD duhet të jetë e gatshme për zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha nuk ka treguar hap konkret”, analisti: PD duhet të

Analisti Skënder Minxhozi thotë se PD ndodhet në amulli të plotë, teksa ende nuk ka një kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë për “Newsline”, Minxhozi u shpreh se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka treguar hap konkret për të bashkuar opozitën në lidhje me garën për kryeqytetin.

Minxhozi shtoi se në çdo vend demokratik, opozita duhet të jetë e gatshme për zgjedhje, në çdo kohë.

“PD është në amulli të plotë. Është paradoksale të kemi një opozitë që nuk do zgjedhje. Është e vetmja rrugë si se ajo mund të rrëzojë qeverinë dhe të marrë pushtetin. Kemi opozitë që nuk do zgjedhje dhe qeveri që nuk i thotë jo zgjedhjeve. Palët duhet të jenë të gatshëm të votohen nga publiku shqiptar. Mënjanimi nga opozita i një gare elektorale, tregon dobësinë dhe gjendjen kaotike ku ndodhet sot kjo opozitë. Tirana është ambient më i koklavitur nga pikëpamja elektorale, ku elektorati është më i kualifikuar.

Është i vetmi vend ku shifrat nuk shkojnë në skaje, nuk ka diferenca të mëdha. Është një ambient që e mendon votën. Në kampin opozitar, mirë që figurat më të votuara, kanë thënë se kërkojnë projekte 4 vjeçare, thonë jo, por këtu duket haptazi dhe shumë qartë, një apati dhe pasivitet që nuk duhet të ishte edhe nga elita partiake, dhe sidomos nga Berisha. Nga mbetur në inercinë e 11 majit. Berisha, deri tani nuk ka treguar asnjë hap konkret”, theksoi analisti.

Lini një Përgjigje