Analisti Denis Dyranja ka komentuar zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë Tiranë dhe kandidatët e mundshëm nga Partia Demokratike.
Dyrnjaja thotë se Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin nuk i sheh si personat e duhur, duke propozuar emrat e Albana Vokshit, Edi Palokës dhe Flamur Nokës si personazhe me peshë dhe me vota.
"Nga pala tjetër, zonja Tabaku vuan sindromën e së vërtetës që edhe votën që ka në PD, e ka me votë të orientuar. Dhe në këtë votë të orientuar viktima ishte Ilir Alimehmeti.
Kur je me votë të orientuar, duhet të mbyllësh gojën dhe bëhesh nervoz për atë që ti di dhe nuk e thua dot. Natyrisht në këto kushte do i shmangesh një gare për të hyrë me kuota normale. Por unë nuk e shoh zonjën Tabaku si kandidate.
Këta janë politikanë normal, por spikasin këta se janë të tjerët katastrofë. Me që këta të dy e refuzojnë për arsyet e tyre, aty ka kandidatë me peshë, është Albana Vokshi, Edi Paloka, Flamur Noka, janë politikanë me peshë.
Këta pse nuk hyjnë në garë, ndërkohë që thonë se kundërshtari është me probleme. E para kuptojmë sfidën me kundërshtarin dhe këta persona që janë të fuqishëm në PD. Unë besoj që këta i kanë votat dhe mund të jenë kandidatura të forta përballë Ogerta Manastirliut.", tha ai.
Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti dari tani kanë refuzuar të jenë kandidatë për Bashkinë e Tiranës, përballë Ogerta Manastirliut të PS.
Ne keto momente kushdoqofte kandidati i PD , nuk ka per te marre as votat e veta e jo me te fitoje.Nuk e kuptoni apo nuk doni te kuptoni qe pa u reformuar nga rrenjet PD , nuk ka per te marre asnje lloj zgjedhjesh, si ato lokale edhe te pergjitheshme.
Hysni o Delemxhi mos bej me faje reformimin e PD por te shiturit e PD qe nuk Jane pake…!!