
Post-11 Maji vazhdon... Sali Berisha denoncon zgjedhjet si një farsë elektorale, me qëllim, sipas tij, legjitimimin e qëndrimit në krye të Partisë Demokratike (PD) pavarësisht humbjes së thellë. Nga ana tjetër, PD dhe Berisha po pengojnë rinumërimin e votave, duke mos lejuar kandidatët të ushtrojnë të drejtën e tyre ligjore. A fsheh kjo frikën nga demaskimi i plotë dhe rrëzimi i kauzës së Berishës?
Berisha po kapet fort pas rezolutave dhe vërejtjeve të Brukselit për zgjedhjet në Shqipëri, por në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian e njeh procesin zgjedhor, çka automatikisht dobëson pozicionin e Berishës dhe mbështetësve të tij. A do të ketë ndryshime në listat e deputetëve deri në shtator? Të gjitha sytë janë kthyer nga SPAK-u.
Po çfarë pritet të ndodhë me proceset gjyqësore të Sali Berishës dhe Ilir Metës? Pse SHBA-ja duket se na ka "braktisur"? Çfarë zhvillimesh priten në kampin blu? A do të dalë dikush, siç paralajmëron avokati i Berishës, për të "hedhur në erë" berishizmin?
Këto dhe çështje të tjera do t’i trajtojmë sonte në dy analiza të thelluara në emisionin "Të Pashoq". Në pjesën e parë, i ftuar është Roland Bejko, ndërsa në pjesën e dytë na bashkohet Fitim Zekthi. Na ndiqni, duke nisur nga ora 20:00!
Lini një Përgjigje