TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Qershor 2025, 19:19

Brizida Gjikondi: Berisha hileqar, doli blof me pretendimin për “trenin bullgar”

Shkruar nga Pamfleti

Brizida Gjikondi: Berisha hileqar, doli blof me pretendimin për

Bie alibia e Partisë Demokratike për zhdukjen e fletëve të votimit të papërdorura. Pasi u hapën disa kuti në qarkun e Vlorës rezultoi se fletët e votimit ndodheshin bashkë me pjesën tjetër të materialit zgjedhor.

Analistja dhe juristja Brizida Gjikondi tha se pretendimet e Berishës janë përpjekje dinake me anë të të cilave po përpiqet të blejë kohë.

Sipas saj, Sali Berisha me pretendimet e ngritura synon të justifikojë humbjen e zgjedhjeve dhe moszbatimin e nenit “Basha” në statutin e PD, i cili parashikon se kur kryetari humbet zgjedhjet, ai duhet të largohet nga drejtimi i partisë.

“Nuk ka asnjë surprizë, por ka thjesht konfirmim. Hilet e Berishës dhe kastës së tij po përkëdhelen goxha. Ai kërkon këtu, që mos të zbatohet neni i famshëm Basha dhe me ketë ai duhet të ishte larguar nga drejtimi i PD. Janë hile të shëmtuara dhe dinakëri, që përpiqen ta mbajnë Shqipërinë mbrapa. Treni bullgar rezultoi se është një blof dhe një gënjeshtër e madhe”, u shpreh Gjikondi për "Abc News".

Analistja u pyet nëse shikon premisa për ndryshime në Partinë Demokratike, ndërsa Gjikondi tha se Berisha aktron dhe bën rolin e viktimës.

“Nuk ka pikë emocioni edhe kur flet. Ai aktron rolin e viktimës. Janë një grup njerëzish në PD, të cilët janë zhburrëruar. Gaz Bardhi është në rrugën e largimit nga PD, dhe Berisha mban fort Tabakun. Për aq koha sa është Berisha në krye të asaj partie, që është si korja e infektuar që i rri sipër, nuk besoj se do ketë gjëra të reja”, tha ajo.

Lini një Përgjigje