TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2026, 14:48

Protesta para Kuvendit/ Korreshi ironizon Lamallarin: Të ishte për të, do të arrestonte gjithë pulat sot që mos të bënin vezë

Shkruar nga Pamfleti
Protesta para Kuvendit/ Korreshi ironizon Lamallarin: Të ishte për
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ironizoi ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, gjatë seancës plenare, duke komentuar qëndrimin e tij për protestën e zhvilluar jashtë Kuvendit dhe reagimin e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve.

Gjatë fjalës së tij, Korreshi përdori tone ironike, duke thënë se, po të varej nga Lamallari, do të arrestoheshin edhe pulat që bëjnë vezë, të cilat i cilësoi si "armët kimike" që po përdoren nga protestuesit kundër politikanëve.

Deputeti demokrat kundërshtoi gjithashtu etiketimin e protestuesve si "terroristë", duke deklaruar se ata kanë dalë në shesh si reagim ndaj politikave të qeverisë gjatë 13 viteve të fundit.

“Unë kam qenë me dhjetëra ditë vetë dhe me familjen time në atë shesh dhe as jam dhe as nuk kam qenë kurrë me terroristë në shesh. Nëse ka ndonjë protestë më paqësore është kjo që po ndodh sot. Se po të jetë për Lamallarin dhe skuthlliqet e tij do të kishte arrestuar të gjithë pulat që të mos pillnin vezë sepse ato janë armët terroriste dhe kimike që po përdorin sot ‘terroristët’ aty jashtë. Atë duhet të bëjë shoku Lamallari se të merret me ata forca të policisë që ka 4 vjet që nuk iu blejnë uniforma se harxhuat nga 700 euro për një kapele.”, tha Korreshi.

 

Lini një Përgjigje