TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shtator 2025, 07:12

Bien temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Bien temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Temperaturat minimale në orët e para të mëngjesit do të lëvizin rreth 23°C, ndërsa maksimalet në orët e pasdites pritet të arrijnë deri në 29°C.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjat vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 12m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Lini një Përgjigje