Aktualitet17 Maj 2024, 18:10

Blendi Gonxhe në një tjetër pazar; 3000 m2 zyra me qira megjithëse ka zyra në 3 godina ministrore

Shkruar nga Pamfleti
Blendi Gonxhe në një tjetër pazar; 3000 m2 zyra me qira
Blendi Gonxhe /

Ankandi nuk është publikuar në agjencinë e tenderëve, ndërsa procedura, thuhet se është zhvilluar me 12 prill; por nuk ka asnjë njoftim për pjesëmarrësit në ankand, për fituesin, për zonën e kullën ku janë marrë 3000 m2 me qira dhe për ofertat pjesëmarrëse e vlerën fituese...

Pas mbylljes së pazarit për dhënien me koncesion të Muzeut Historik Kombëtar; dhurimin e 5.5 milionë Euro për OJF-të e Rilindjes, rrafshimin e Galerisë së Arteve e Pallatit të Kongreseve për kulla  dhe dhurimit të pasurive publike, me gjoja këmbim me privatin, ministri Blendi Gonxhja ka realizuar dhe një pazar tjetër financiar.

Më  29 mars 2024, ai shpalli një ankand për të marrë 2500-3000 m2 zyra me qira për administratën e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, me kushtin që të jenë brenda unazës së vogël të Tiranës dhe sa më afër godinës së kësaj ministrie, te rruga “Dëshmorët e 4-Shkurtit”.

Blendi Gonxhe në një tjetër pazar; 3000 m2 zyra me qira

Sipas kushtit të vend-ndodhjes, nënkuptohet që ministri Blendi Gonxhe e ka bërë pazarin  paraprakisht, me bosët e një prej nga kullave që janë në përfundim në atë zonë, ndërsa njoftimi për ankand është bërë formalisht, sa për të thënë që ka garë ofertash sipas ligjit.

Por ligji është shkelur, sepse njoftimi i ankandit është publikuar te faqja zyrtare e Ministrisë Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, kur sipas ligjit për prokurimet, duhej të publikuar 2 herë brenda 15 ditëve në Buletinin e Tenderëve, sepse paga e qirasë është shpenzim shtetëror

Afati për aplikimet ishte 6 ditë deri më 5 prill 2024, ndërsa ankandi thuhet se është zhvilluar me 12 prill; por nuk ka asnjë njoftim për pjesëmarrësit në ankand, për fituesin, për zonën e kullën ku janë marrë 3000 m2 zyra me qira dhe për ofertat e paraqitura e vlerën fituese.

Tjetër dyshim për korrupsion në këtë ankand, është fakti që Ministria e Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, ka mjedise të bollshme zyrash në 3 godinat ministrore: te godina në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” ku është vendosur; te Ministria e Kulturës në Kinostudio dhe te Ministria e Ekonomi-Financave në qendër të Tiranës.

As vartësit e ministrit Blendi Gonxhe, nuk e dinë se në cilën kullë dhe me çfarë vlere financiare janë marrë 3000 m2 zyra me qira; madje as në zyrën e financës, prej 40 ditësh nga ankandi, nuk janë çuar akoma dokumentet e dosjes së fituesit.

Ndoshta, vazhdon zbatohet stili i shefave të “Rilindjes”, që fillimisht bëhen e mbyllet pazaret, paracaktohet fituesi, shpallet e bëhet formalisht tenderi dhe “qepen” dokumentet./Pamfleti

blendi gonxhe 3000 m2 zyra pazari godina me qira