Aktualitet17 Maj 2024, 16:50

Publikohen pamjet/ Djali i Ardian Fullanit përplas të moshuarin me biçikletë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen pamjet/ Djali i Ardian Fullanit përplas të moshuarin me

Djali i ish-Guvernatorit të Bankës të Shqipërisë, Ardian Fullani, Eriku është përfshirë në një aksident rrugor këtë të premte rreth orës 16:20 në Tiranë.

"Voxnews" ka siguruar pamjet e aksidentit, ku Erik Fullani me mjetin e tij luksoz “Audi” ka përplasur një burrë të moshuar që ishte duke kaluar rrugën me biçikletë.

Audi luksoz me targa “AB 001 UU” shihet i ndaluar në mes të një rruge tepër të populluar dhe me trafik në Tiranë, ndërsa në tokë dallohet biçikleta e shtrembëruar nga përplasja.

Disa qytetarë që ndodheshin aty kanë nxituar t’i japin ndihmën e parë personit të plagosur. Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet. /Vox News