
Gazetarja Anduena Llabani duke folur për aksionin e fundit të SPAK, u shpreh se bosat e vërtetë të drogës nuk ndodhen në Shqipëri.
E ftuar në studion e emisionit “360 gradë” në “Abc News”, Llabani tha se shqiptarët kanë një pozitë të fuqishme në trafikun e drogës dhe prezenca e DEAs në ministri ose SPAK e pohon këtë fakt.
“Kam përshtypjen që nëse flasim për bosat e vërtetë që përfitojnë nga ky trafik nuk ndodhen fare në Shqipëri. Eurojust I ka përcaktuar qartë dhe rolet e personave të përfshirë, por vazhdojnë akoma hetimet. Sepse nuk bëhet fjalë vetëm për këta po bëhet fjalë dhe për punonjësit në rrugën që përshkronte. Nuk e themi që shqiptarët nuk kanë rol në trafikun e drogërave të forta, sepse DEA ka ardhur në Ministri të Brendshme, në SPAK. Në disa terrene, kokaina shkëmbehet më armë. Në Shqipëri mënyra sesi përpunohet gjithmonë ka patur precedent që kokaina nuk ka qenë dhe aq e pastër. Pastaj për tregun, sepse tregu vendos standartin”, tha ajo.
Lini një Përgjigje