
Analisti Andi Bushati ka komentuar reagimet e ambasadorëve pas protestës së Bashkisë së Tiranës. Ai tha se Ambasadorët e Perëndimit në Tiranë janë kthyer si kapterrë të Policisë Bashkiake.
Bushati tha se ato reagimet dukeshin si të porositura dhe për këtë mjafton të shikoni se kush i ka bërë ‘pëlqime’ apo komente postimeve.
Analisti u shpreh se duket se ambasadat janë të shqetësuara sepse nxihen muret e bashkisë, por nuk janë të shqetësuara për vjedhjet galopante që ndodhin në Shqipëri.
“Ambasadorët kanë humbur çdo lloj realiteti dhe fatkeqësisht po i trajtojnë shqiptarët si popull debil”, tha Bushati pë "SyriTV".
Lini një Përgjigje