
Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ku i ka kërkuar të mos sulmojë drejtësinë.
Pasztory deklaroi se gjatë takimit, ja bëri të qartë Metës, se OSBE mbështet SPAK-un, duke shtuar se gjyqësori nuk merr urdhra nga askush.
“U takova me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ekipin e tij, sot, për të diskutuar përparësitë e reformës zgjedhore, duke përfunduar kështu raundin e takimeve të mia me partitë politike për këtë temë.
Gjithashtu, e përdora këtë mundësi për të adresuar komentet e kohëve të fundit lidhur me gjyqësorin në Shqipëri. Shpreha mbështetjen e plotë, timen dhe të Prezencës së OSBE-së, për SPAK-un. Gjyqësori është i pavarur dhe nuk merr urdhra nga askush”, shkruan kryetarja e Prezencës së OSBE në Tiranë, Clarisse Pasztory.
Lini një Përgjigje