Aktualitet19 Prill 2024, 16:10

Protesta para Bashkisë së Tiranës, reagon Ambasada italiane: Dënojmë aktet e dhunës!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta para Bashkisë së Tiranës, reagon Ambasada italiane:

Ambasada italiane ka reaguar lidhur me dhunën e përdorur gjatë protestës së organizuar nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë para Bashkisë Tiranë.

Ambasada deklaron se dënon aktet e dhunës, duke theksuar se e drejta për të protestuar është themelore në një shoqëri demokratike, por dhuna nuk justifikohet.

“Ambasada italiane në Tiranë dënon aktet e dhunës të kryera gjatë protestës së sotme para Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është themelore në një shoqëri demokratike, por dhuna ndaj objekteve ose njerëzve nuk është në asnjë mënyrë e justifikueshme”, shkruan ambasada.

protesta