
Theksojmë se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës...
SPAK dhe BKH i janë përgjigjur pretendimeve të Kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë pasur një përplasje me efektivë të Gardës së Republikës, për shkak se nuk pranonin të dorëzonin armët. Në reagimin zyrtar të SPAK nxirret blof Kryeministri, madje ai del si një gënjeshtar, që ka fabrikuar një të pavërtetë, duke akuzuar agjentët e BKH-së se kanë pasur një përplasje me gardistët që ruajnë Kryeministrinë.
Nga podcasti i tij “Flasim”, Rama ngriti pretendimin se agjentë të BKH kanë hyrë në godinën e Kryeministrisë, duke mos respektuar madje as rregulloren e sigurisë së lartë të Gardës së Republikës.
“Por unë, nuk do ta ndjek kurresesi logjikën e mbrapshtë të dënimit me indicie, as në këtë rast, po do të mbetem tek bindja se këto dy indicie tejet shqetësuese nuk provojnë se protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia, si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës”, u shpreh Rama.
Por në reagimin e SPAK dhe BKH rrëzohen plotësisht pretendimet e Edi Ramës.
“Në hyrjen e brendshme të Këshillit të Ministrave, hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit. Njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve. Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit.
Pas verifikimit se ambienti i depozitimit ishte i sigurt dhe i monitoruar me kamera, hetuesit kanë depozituar armët dhe kanë vijuar normalisht me kryerjen e veprimeve procedurale.
Theksojmë se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës”, thuhet në reagimin zyrtar të SPAK.
Reagimi i SPAK:
Në përgjigje të kërkesave dhe interesit të medias lidhur me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Byroja Kombëtare e Hetimit sqaron sa më poshtë:
Më datë 20 nëntor 2025, tre hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë paraqitur në ambientet e Këshillit të Ministrave për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë, nr. 118, datë 19.11.2025, përmes të cilit është vendosur masa e pezullimit nga ushtrimi i detyrës ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku.
Në hyrjen e brendshme të Këshillit të Ministrave, hetuesit janë informuar nga Garda e Republikës se sipas rregullave në fuqi, nuk lejohet hyrja me armë zjarri në ambientet e brendshme të institucionit. Njëri prej hetuesve ka kërkuar sqarim mbi mënyrën dhe vendin e depozitimit të armëve. Garda e Republikës i ka orientuar që armët të liheshin në dollapët e posaçëm të sigurisë, në hyrje të institucionit.
Pas verifikimit se ambienti i depozitimit ishte i sigurt dhe i monitoruar me kamera, hetuesit kanë depozituar armët dhe kanë vijuar normalisht me kryerjen e veprimeve procedurale.
Theksojmë se në asnjë moment nuk ka pasur debat apo përplasje mes hetuesve të BKH-së dhe Gardës së Republikës.
E drejta e hetuesve të BKH-së për mbajtjen e armës së zjarrit mbështet tek ligji nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”, ku neni 31, pika 3, parashikon shprehimisht se oficerët e Policisë Gjyqësore, përfshirë ata të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pajisen me armë zjarri sipas legjislacionit në fuqi për përdorimin e tyre.
OR NJERZ KY ED RAMA E KA VES GËNJSHTRIMIN, PER CDO GJE VEC GENJE, E GJEN NJE SHTEG PER TA PERPUNU TE VERTETN SIPAS INTERESIT TE VET. EDHE NE KETE RASTIN ME PERPLASJEN MES GARDES DHE BKH GENJEN SE ASHTU I DUHET. CNA KA PJELL ME KET NJERI QE PER FATKEQESIN TONE E KEMI NE KRY TE QEVERISJES. KY DUHEJ SHPORR QE NE MUJT E PARE KUR U DUK SE KISH ME QENE KRYEMINISTR GENJESHTAR. I BEJM NDER VETES DHE SHQIPRISE ME E QERRU NJE SAHAT E ME PARE NGA QEVERISJA KET NJERI QE NA KA KATANDIS NE KET DEREXHEHANE. BASHKOJUNI LAPAJT E KUJTDO QE PROTESTON PER LARGIMIN E KETIJ MONSTRES NGA QEVERISJA E MOS DERDHNI VRER NDAJ TYRE KUR VETE NUK LUNI AS GISHTIN. QE JENI DHJAKSA E DI I MADH E I VOGEL POR TREGOHUNI NJEHERE TRIMA NE JETE PER TE MIREN E VETES E TE FAMILJEVE TUJA ME SE PARI.