TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2025, 21:57

Debati për emigrantët, Artan Hoxha zbulon detaje: Si kriminelët shqiptarë shmangin gjurmimin

Shkruar nga Pamfleti

Debati për emigrantët, Artan Hoxha zbulon detaje: Si kriminelët

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar përplasjen në distancë mes kryeministrit Rama dhe deputetit britanik Nigel Farage për emigracionin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Hoxha tha se Farage nuk po sulmon shqiptarët, por fenomenin e krimit të lidhur me emigracionin ilegal. Sipas tij, Rama po përpiqet të kamuflojë këtë realitet duke bërë populistin dhe lojën e shifrave.

“Shqiptarët në Britani janë tashmë një fenomen i ekspozuar. Nuk ka pse të përfshihen në statistika shqiptarët që kanë hyrë me pasaporta greke apo italiane. Kjo është një mënyrë për të turbulluar ujin dhe për të zbutur perceptimin publik në Shqipëri”, tha Hoxha për “News 24”.

Gazetari u shpreh se kriminelët shqiptarë përdorin metoda të sofistikuara për të shmangur gjurmimin, gjithashtu edhe ndryshimin e identitetit përmes dokumenteve të vendeve të tjera të BE-së.

“Një nga metodat që përdor krimi shqiptar është përdorimi ose ndryshimi i identitetit me dokumente të shteteve të tjera që të humbin përmes turmës”, tha ai.

Sipas Hoxhës, paratë e pista të gjeneruara në Britani rikthehen në Shqipëri dhe destabilizojnë sistemin ekonomik dhe shoqëror”.

“Farage mund të duket i avantazhuar sepse i referohet një problemi real. Ndërsa Rama kërkon të kontrollojë narrativën brenda Shqipërisë, ku e ka më të lehtë të fitojë pikë politike”, përfundoi Hoxha.

Lini një Përgjigje