TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2025, 21:39

"Shqiptarët në krye të aktiviteteve kriminale", gazetari: Gjenerojnë 2-4 miliardë euro nga kokaina dhe kanabisi

Shkruar nga Pamfleti

"Shqiptarët në krye të aktiviteteve kriminale",

Gazetari shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, Arben Manaj, ka komentuar rolin e grupeve shqiptare në rrjetet kriminale të drogës në Londër, ku është shprehur se janë mbizotërueses në vend.

Manaj theksoi se nuk duhet të fshihemi pas gishtit dhe të pretendojmë se nuk ka një problem real lidhur me përfshirjen e shqiptarëve në aktivitetet kriminale.

“Ne nuk duhet të fshihemi pas gishtit e të themi që nuk ka krim në Londër, mos të harrojmë që grupe shqiptare të krimit, drogës, janë mbizotërueses dhe sipas të dhënave, mendohet se 2-4 miliardë janë të ardhura gjenerohen nga kokaina dhe kanabisi”, tha ai për “News 24”.

Gazetari u shpreh se për shkak të punës së tij si përkthyes zyrtar në gjykata dhe stacione policie, ka mësuar se 95% e shqiptarëve janë të ndaluar për posedim me qëllim furnizimin dhe shpërndarjen e drogës.

“Unë merrem përditë me kriminogjenët shqiptarë se jam edhe përkthyes zyrtar, shkoj nëpër gjykata, stacione policie, dhe jua them me bindje se 95% e shqiptarëve që arrestohet dhe paditen nëpër gjykata, janë për posedim me qëllim furnizimin dhe shpërndarjen e drogës dhe kanabisi, janë edhe këta shitësit e vegjël që marrin makina me qira”, u shpreh Manaj.

Gazetari tha se që nga 1995, kanabisi mbetet droga kryesore që përdoret nga britanikët.

Lini një Përgjigje