TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2026, 21:35

Debati për Irena Gjokën, KLGJ: Nuk kemi asnjë shkresë nga Prokuroria e Përgjithshme

Shkruar nga Pamfleti
Debati për Irena Gjokën, KLGJ: Nuk kemi asnjë shkresë nga
KLGJ & Irena Gjoka

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me skandalin e dënimit të gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka, në shtetin grek për falsifikim dokumentesh, duke mohuar se ka marrë ndonjë dokument zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme.

Në një njoftim zyrtar për mediat, KLGJ bën të ditur se deri në orën 20:30 të datës 20 janar 2026, nuk ka mbërritur në adresën e institucionit asnjë shkresë zyrtare nga Prokuroria. “Sapo shkresa të mbërrijë zyrtarisht, ajo do të administrohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës dhe do të ndiqet procedura përkatëse ligjore”, thuhet në reagim.

Por ky deklarim bie ndesh me njoftimin e mëhershëm të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila deklaroi se ka dërguar jo vetëm vendimin autentik të dënimit të Gjokës në Greqi, por edhe aktin e arkivimit të prokurorit grek, për shkak të pamundësisë së ekzekutimit të vendimit penal.

Ndërkohë, SPAK ka nisur hetime për këtë çështje, duke regjistruar një procedim penal pa emër mbi rrethanat e dënimit dhe mosdeklarimit të tij nga ana e gjyqtares, si dhe mbi mënyrën si është trajtuar ky informacion nga institucionet shqiptare.

irena gjoka klgj

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Raprezalje nga komandot Greke mbi postën kufitare shqiptare brënda teritorit tonë. Viktima. Djemtë tanë u vranë. Tentativa e dytë u neutralizua nga policia greke. Kush ishin autorët e armatosur dhe a kishin ata lidhje me kriminelët që vranë djemtë tanë? Kush ishte dhe a kishte lidhje eurodeputeti i sotëm grek Fredi Beleri me ato ngjarje? Kush është grupi që shkoi në Janinë për ti krryer fundin shkeljes flagrante të gjyqtares Irena Gjoka? A do ta bënin këtë hetim me themel për gjyqtaren në rast se nuk do mbante këto qëndrime ndaj Sali Berishës dhe fredi Belerit? Pse Prokuroria e Përgjithshme nuk inicion hapje të hetimit për vrasjet e djemëve tanë në Postën e Peshkëpisë?

    Lini një Përgjigje