Aktualitet22 Maj 2023, 08:31

"Defender 2023"/ 24 mijë trupa të NATO-s ‘zbarkojnë’ sot në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
"Defender 2023"/ 24 mijë trupa të NATO-s
Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023”

Shqipëria mirëpret sot për të dytën herë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.

Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” do të nisë ditën e sotme në Tiranë. Vendi ynë do të mirëpresë eventin ushtarak, të drejtuar nga SHBA, që ka për qëllim ndërtimin e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërinë midis ushtrive të vendeve partnere dhe NATO-s. Stërvitja do të zhvillohet nga data 22 maj deri më 23 qershor.

Ndërkohë, do të mbahet një evenet për nisjen e stërvitjes në Sheshin “Nënë Tereza”, ku të pranishëm do të jenë kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj e ambasadorja e SHBA, Yuri Kim. Kryeministri Rama ka u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit.

Mirëmëngjesi dhe me ftesën që të bashkoheni sot në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit #DefenderEurope23 ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnerë zbarkojnë në Tiranë në sheshin "Nënë Tereza", ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Rreth 7 mijë  trupa amerikane dhe 17 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere do të marrin pjesë në stërvitjen që do të shtrihet në 10  vende të ndryshme evropiane. Në kuadër të stërvitjes rreth 7 mijë  pajisje u dërguan nga SHBA për në Evropë ndërkohë që do të angazhohen edhe 13 mijë pajisje të tjera, të nxjerra nga stoqet e të pozicionuara paraprakisht.

Sipas Pentagonit, “Defender Europe 2023” është krijuar për të demonstruar aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur me shpejtësi trupa dhe pajisje të besueshme luftarake për të siguruar aleatët, për të penguar ata që do të kërcënonin paqen e Evropë dhe të mbrojë kontinentin nga agresioni. Kujtojmë që të njëjtën stërvitje Shqipëria e priti edhe dy vite më parë.

nato shqiperi