Aktualitet29 Shtator 2023, 10:03

Deklarata e fortë e Klodiana Lalës: Beleri ka qenë dëshmitar në gjyqin e të shumëkërkuarit që porositi vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku

Shkruar nga Pamfleti
Deklarata e fortë e Klodiana Lalës: Beleri ka qenë dëshmitar
Bledar Jambelli dhe Fredi Beleri

Fredi Beleri ka qenë dëshmitar në gjyqin që i është bërë në Greqi të shumëkërkuarit nga drejtësia shqiptare, Bledar Jambelli.

Deklaratën e fortë e bëri gazetarja Klodiana Lala, e cila tha se disponon edhe dëshminë e Belerit në gjyqin grek për Jambellin.

Mbetet e paqartë se përse është thirrur pikërisht Beleri në gjyqin ndaj një personazhi që konsiderohet tepër i rrezikshëm i botës së krimit, dhe se çfarë ka deklaruar.

Bledar Jambelli akuzohet se është personi që ka porositur Mikel Shallarin të ekzekutojë kryekomisarin e policisë Artan Cuku.

Jambelli, i njohur ndryshe si Rikard Muho, nga fshati Mbrostar i Fierit konsiderohet si vrasës me pagesë. Ai u ndalua në vitin 2019 në Greqi por shteti helen refuzoi ta ekstradojë.

Në atë kohë u përfol në media se autoritetet shqiptare kishin neglizhuar dhe vonuar qëllimisht procedurat për ekstradimin e tij.

Jambelli ra sërish në prangat e policisë greke në korrik të vitit 2022, së bashku me Kristaq Lecin, pasi dyshohen si të përfshirë në një përplasje me armë mes bandave ku mbetën të plagosur tre persona.

lala beleri artan cuku