TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Dhjetor 2025, 11:50

Dekoratë për ‘Mozën e Buxhetit’, për suksese në gjyqet e arbitrazhit ku ka humbur 310 milionë Euro

Shkruar nga Pamfleti
Dekoratë për ‘Mozën e Buxhetit’, për suksese
Mimoza Dhëmbi /

Kryeministri i dha titullin “Oficer i Urdhrit të Skënderbeut”; KLSH kërkon shkarkimin nga detyra Drejtore e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe përjashtim nga administrata për shpërdorim të fondeve publike, ndërsa SPAK e ka skeduar në dosjet e koncesioneve...

Në listën e 24 dekorimeve me tituj të lartë, kryeministri Edi Rama çoi për dekretim në Presidencë edhe emrin e zonjës Mimoza Dhëmbi, Drejtoreshë e Përgjithshme e Buxhetit të Shtetit në Ministrinë e Financave prej më shumë se 20 vitesh.

Me propozim të kryeministrit Edi Rama dhe Dekret nr. 454, datë 5 dhjetor 2025, “nona” e paprekshme e bëmave të buxhetit të shtetit, Mimoza Dhëmbi, është dekoruar me titullin e lartë “Oficer i Urdhrit të Skënderbeut”.

Duke qenë se dekoratat në Shqipëri jepen si qoka apo ftesa dasme, nuk u bë qameti pse iu dha një dekoratë edhe Mozës, e cila ka firmosur dallaveret me taksat e shqiptarëve në qeveritë Berisha dhe Rama, nëpërmjet koncesioneve, tenderëve, fondeve fiktive të investimeve dhe pagave.

Por është qesharak motivi i dekorimit të saj, në të cilin Babloku i ka bërë këtë vlerësim:

“Zonjës Mimoza Dhëmbi (Selmani) i jepet Dekorata ‘Oficer i Urdhrit të Skënderbeut’, për merita të veçanta dhe kontribute të qëndrueshme në shërbim të shtetit dhe interesit publik, zgjidhje eficiente në arbitrazhe dhe vendimmarrje, duke dëshmuar gjatë një veprimtarie shërbimi mbi 20-vjeçare aftësi dhe vizion strategjik në menaxhimin e financave publike.”

Është për të qeshur e për të vënë kujën që “Moza e buxhetit” të Financave dekorohet për sukses në gjyqet e arbitrazhit, kur Ministria e Financave dhe qeveria kanë dështuar dhe humbur gjyqe ndërkombëtare me vlerë 310 milionë euro.

Moza e buxhetit u dekorua për aftësi, korrektësi dhe vizion strategjik në menaxhimin e financave publike, kur ajo ka firmosur buxhetimet dhe ka lejuar të vidhen rreth 1 miliard euro nëpërmjet koncesioneve dhe PPP-ve.

Moza e Financave u dekorua për sukses dhe zbatim ligji në administrimin e buxhetit të shtetit, kur në muajin korrik 2024, KLSH kërkoi shkarkimin e saj nga detyra dhe përjashtimin nga administrata publike, për shkelje të rënda me miliarda euro në planifikimin e buxhetit të shtetit për investimet, lejimin e investimeve pa pasur fonde, financimet e PPP-ve me vlera më të larta se kostot reale, abuzime në fondet e rindërtimit etj.

Dekoratë për ‘Mozën e Buxhetit’, për suksese

Madje, Mimoza e dekoruar me titullin “Oficer i Urdhrit të Skënderbeut” ka gjurmë abuzimesh financiare në fondet e investimit në sheshin “Skënderbej”, ndërsa SPAK e ka skeduar për koncesionet në shëndetësi.

Ndërsa Babloku e dekoroi, sepse Mimoza Dhëmbi i ka firmosur dhe buxhetuar çdo aferë që ai ka bërë, duke hapur dhe derdhur thesin e buxhetit të shtetit në shkelje të ligjit për financat publike, sepse, siç thuhet, edhe “dhëmbët” e saj kanë kafshuar llokmat në çdo aferë./Pamfleti

 

mimoza dhëmbi gjyqet e arbitrazhit

3 Komente

  1. R
    Roçka km

    Edvini e vlereson se ka firmosur me sy mbyllur, shteti shqiptar humb miliona lek

    1. T
      Tiranë

      Ne dakordance me paditësin ne arbitrazh, paditësi dhe keta te Rames sebashku vodhën buxhetin e shtetit me qindra miliona euro. Flej gjume, populli ynë i rrjepur!

      1. A
        Arjushka

        Ajo eshte nje nga punonjeset me te mira qe ka patur dhe ka ministriave financave, shume profesioniste! E meriton urdherin!

        Lini një Përgjigje