TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Korrik 2024, 16:10

Del lista e parë me 396 emrat e mashtruar nga piramidat “Iute Credit” dhe MCA, si po ju tjetërsohen pasuritë në fshehtësi!

Shkruar nga Pamfleti

Del lista e parë me 396 emrat e mashtruar nga piramidat “Iute

Lista tregon se si mikrokredi që njerëzit i kanë marrë për halle e nevoja imediate, sidomos në kohën e pandemisë në 2020, janë shitur për biznes të ndyrë nga xhambazët e Iutes te mafiozët e MCA.

Skandali i skemës së mikrokredive nuk ka nxjerrë as çerekun e mashtrimit që u është bërë mijëra shqiptarëve.

“Prapaskena” ka publikuar një dokument ekskluziv nga zyrat e ‘IuteCredit Albania’ që tregon se skema e mikrokredive ka dalë vetëm si majë ajsbergu.

396 emra qytetarësh që kanë marrë kredi te IuteCredit Albania, në kulmin e pandemisë i janë shitur bandës MCA. Skandali është më i thellë se sa është treguar deri sot.

Një kompani mikrokredie i ka shitur kontratat e veta të kredisë tek një kompani mikrokredie tjetër. Iute i ka shitur te MCA.

Deri sot është folur për blerje të kredive të këqija nga bankat e nivelit të dytë prej shoqërive të mikrokredisë të krijuara për të “ndihmuar” ekonominë dhe pastruar bankat serioze nga bilancet e ngarkuara. Për këtë qëllim u licensuan kompanitë e mikrokredive si MCA, Final etj., por e vërteta është ndryshe.

Këto kompani mashtruese kanë pastruar paratë e njëra-tjetrës dhe jo kreditë e këqija.

Lista e siguruar nga Prapaskena, tregon se si mikrokredi që njerëzit i kanë marrë për halle e nevoja imediate, sidomos në kohën e pandemisë në 2020, janë shitur për biznes të ndyrë nga xhambazët e Iutes te mafiozët e MCA.

Skema e mikrokredive është më e thellë se sa është zbuluar deri sot. Punonjës të IuteCredit Albania, treguan për Prapaskena që “Iute” ia ka shitur pothuajse të gjitha MCA-së, bëhet fjalë për më shumë se 50 mijë”.

Lista me 396 viktima të skemës Iute-MCA, tregon se 500 mijë euro kredi janë shitur për 72 mijë euro, pra me 12 %.

Del lista e parë me 396 emrat e mashtruar nga piramidat “Iute

Disa njerëz të kontaktuar nga kjo listë për Prapaskena treguan se kishin paguar më shumë se gjysmën e kredisë, por nuk kishin mundur të dalin më nga shtëpia në vitin 2020 për të shlyer detyrimin.

Ata ishin bllokuar me prona pa e ditur se nga kush. Nuk ishin njoftuar nga Iute as nga MCA për shitjen e kredisë që e kishin marrë.

Banka e Shqipërisë deklaroi se janë vetëm 35 mijë kredi që ka blerë MCA dhe janë aktive akoma.

Po këto 396 kredi, apo si thonë punonjësit e Iutes, 50 mijë të tjerat, ku janë?

Kush po mashtron?

Lista e të mashtruarve mund të jetë shumë më e gjatë, askush nuk e di.

SPAK duhet të ndërhyjë pa vonesë për të nxjerrë të vërtetën që po zvarritet duke u fshehur nga Mafia e Mikrokredive në Bankën e Shqipërisë.

Del lista e parë me 396 emrat e mashtruar nga piramidat “Iute

IuteCredit në Shqipëri, që zhvat shqiptarët me sekuestrime mafioze dhe kredi me interes deri në 300 %, është pjesë e AS IuteCredit Europe, e skeduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pastrimin e parave të oligarkëve rusë, pjesë e regjimit të Vladimir Putinit.

Del lista e parë me 396 emrat e mashtruar nga piramidat “Iute

Oligarkët rus, të sanksionuar nga amerikanët, ia kanë besuar drejtimin e IuteCredit një personazhi të quajtur Akan Ajdini, ish bankier i BKT, një tjetër lavatriçe e pastrimit të parave në Shqipëri, me pronar turkun Ahmet Çalık, me lidhje të forta me Ilir Metën.

Mbulesa e rusëve për IuteCredit në Tiranë janë dy estonezë Tarmo Sild dhe Allar Niinepuu, me mëkëmbësin e tyre Akan Ajdini.

Estonenzët e “Iutecredit Albania” që kishin në pronësi 100% të kompanisë “Final” shpk me nipt K81311012P, një tjetër shoqëri mikrokrediti, ia shitën aksionet e tyre 1 miliard lekë një shqiptari nga Tirana me bekgraund negativ përballë institucioneve shqiptare.

Del lista e parë me 396 emrat e mashtruar nga piramidat “Iute

Arben Meskuti, pronari i ri i mikrokredi “Final” shpk, individ me problem me drejtësinë, pasi është ndaluar nga Ministria e Drejtësisë të ushtrojë profesionin e avokatit dhe përmbaruesit, po drejton të njëjtën skemë financiare me norma interesi kredie jashtë çdo standardi, njësoj si Shpend Maxhera në Kosovë dhe Akan Ajdini në Shqipëri.

Meskuti, sot në burg, është pjesë e kartelit mafioz më famëkeq i mikrokredive në Shqipëri. Karteli mafioz i mikrokredive mban emrat famëkeqë të Olsi Ibro, Elda Ibro dhe Arben Meskuti. /Prapaskena

Lini një Përgjigje