TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2025, 13:22

Denoncimi i Bardhit, reagon Policia: Xhaxhai i kandidates për deputete u kap me bllok emrash për vota

Shkruar nga Pamfleti

Denoncimi i Bardhit, reagon Policia: Xhaxhai i kandidates për deputete u

Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit të kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili tha se po ushtrohet presion ndaj familjarëve të kandidates për deputete të PD në Fier, Silva Hasaj. 

Sipas policisë, këto deklarata janë të pavërteta pasi xhaxhi i kandidates Silva Hasaj, Agim Hasaj u kap me bllok emrash për vota. Pas kësaj, Agim Hasaj u referua në Prokurori. 

Policia njoftoi gjithashtu se gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin me të cilin ai udhëtonte, u gjet një bllok me shënime në lidhje me procesin zgjedhor. Pas shoqërimit dhe marrjes së deklarimit, ai u la i lirë.

“Sqarojmë opinionin publik se në lidhje me statusin e publikuar nga drejtuesi politik i Partisë Demokratike, për qarkun Fier, z. G. B., në të cilin ai ka pretenduar se Policia e Shtetit ka ushtruar presion ndaj familjarëve të kandidates për deputete të Partisë Demokratike, znj. S. H., (shtetasi A. H. që u shoqërua, i afërm i saj), theksojmë se pretendimi është i pavërtetë pasi Policia për këtë rast ka kryer të gjitha veprimet procedurale konform ligjit dhe materialet janë referuar në Prokurori.

Policia e Shtetit garanton qytetarët dhe të gjitha subjektet politike se është tërësisht e baraslarguar nga subjektet politike dhe e fokusuar vetëm në zbatimin e ligjit, garantimin e rendit e sigurisë përgjatë fushatës elektorale dhe paprekshmërinë e votës”, thuhet në reagimin e Policisë.

 

Lini një Përgjigje