TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shtator 2025, 16:33

Departamenti i Drejtësisë së SHBA publikoi detaje nga dosja McGonigal, Çollaku: SPAK duhet të thërrasë Edi Ramën!

Shkruar nga Pamfleti

Departamenti i Drejtësisë së SHBA publikoi detaje nga dosja

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar detajet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA për dosjen e McGonigal.

“Ajo çfarë i ka ndryshuar planet është fitorja e Presidentit Trump. Sepse nëse gjërat nuk ndryshuan në SHBA, nëse lidhja Rama – Soros dhe gjithë çetave dhe klanit të tyre të kishin të njëjtat fuqi në rritje , atëherë djegia dhe lënia në heshtje do kishte qenë po aty. Por erdhën ndryshime të tjera. Publikimi nga Departamenti i Drejtësisë i 23 faqeve që ishin material vërtet koncentrat i shumë ngjarjeve dhe shumë veprimeve. Një pjesë e të cilave diheshin, të tjerat janë shtuar. Pra ka rusë, ka kinezë, ka amerikanë të korruptuar. Nuk ka vetëm në Shqipëri njerëz të korruptuar. Dhe këtu në të gjithë këto degëzime të kësaj çështje të kësaj dosje që ka ngarkesa në rritje tashmë penale del kryeministri i vendit, del Edi Rama. Del me kinezët, del me rusët, del me Charles McGonigal. Del me oligarkë të sanksionuar, të pasanksionuar, të korruptuar. Kudo është kryeministri.

Ky publikim ka edhe dy gjera të tjera dua të them. Tregon mosveprimin e strukturës së posaçme që nga fillesa e dosjes. Pra kujtojmë këtu deklarimin e zotit Dumani në Janar të vitit 2022 kur theksoi se është bërë regjistrimi i procedimit penal për këtë çështje. Pra për pak muaj mbushen 4 vite. Dhe për 4 vite asnjë nga të dyshuarit, të akuzuarit të përmendurit, persona të cilët duhet të thirreshin së paku me pasje ne dijeni e më pas të dyshuar, të hetuar e të pandehur. Pra nuk mund tu mungojë një ftesë na Struktura e Posaçme Edi Ramës.

Pikërisht ky mosveprim përbën edhe elementë të veprës penale. Unë nuk e di se kush është prokuror, sepse edhe Struktura e Posaçme nuk ka pasur transparencën e mjaftueshme për këtë çështje që është marrë me këto hetime. A kanë dërguar ata letër porosi. Çfarë duhet të presin. Të presin Departamentin e Drejtësisë që ta ripublikojë, ti rikthehen kësaj çështje.  Ta ripublikojë. Edhe aty ka referenca për dosjen që është në Uashington. Për dosjen që është në Neë York. Dhe të dyja kanë materiale që nuk janë hedhur të plota. Çmoj se ftesa e bërë ndaj zotit Dumani në DASH dhe takimet që ai ka patur aty. Zoti Dumani nuk ka shkuar atje as për çështje politike, as për çështje turizmi, as për çështje të ekonomisë. E vetmja arsye që gjendet atje është një lloj inventarizimi, një lloj shkëmbimi informacioni për çfarë është bërë dhe çfarë nuk është bërë me këtë drejtësi ku amerikanet kanë investuar. Janë aksionerë. Kanë paguar paratë. Taksat e tyre janë vjedhur në Shqipëri le të themi sepse ke çështje të USAID dhe miliona euro të tjera që kanë shkuar në drejtim të paditur për ne ndoshta, por në xhepa të korruptuarish për ata. Vijmë tani tek çështja McGonigal ku unë mendoj që rikthimi i kësaj çështje dhe detyrimi për tu hetuar në Amerikë ku shumë aktorë politike, mediatike, të drejtësisë kërkojnë që të hetohet ajo çështje atje. Por McGonigal por rusët, po kinezët. Po ne i kishim këtu. Deripaska, kinezët dhe rusët merrnin tenderë publikë në Shqipëri. 

Kudo shfaqet kryeministri i vendit. Dhe ky kryeministër që është kudo në vendimmarrje, në takime, në dhënie akses në ekonomi, në tenderë, në naftë në rindërtim. Tek tërmeti kanë disa ata…Deripaska me shoqëri. Tek kinezët të cilët janë edhe shkëmbyes informacioni. Zotëria i FBI i sillte tek Duçka, Duçka tek kinezët e pastaj ata në punët e tyre. Ka edhe një bërthamë le të themi shërbimi spiunazhi në dëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Sigurisë Kombëtare siç ka theksuar edhe në deklarimin e në Senatin Amerikan, ish prokurori federal më herët, që korruptimi i zyrtarit të FBI është cenim i sigurisë kombëtare…”-u shpreh Çollaku.

 

Lini një Përgjigje