TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Shtator 2025, 13:54

Deputetja e PS merr pjesë në mbledhjen e Komisionit së bashku me foshnjën e saj në krahë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Deputetja e PS merr pjesë në mbledhjen e Komisionit së bashku me

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi është shfaqur këtë të martë në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm me një “pamje të ëmbël”.

Ndërsa ndjek detyrën e saj si anëtare e këtij komisioni, nuk ka lënë pas as “detyrën” e bukur të mëmësisë.

Në mbledhje ajo mbante në krah edhe foshnjën e saj, teksa kujdeset që ta ushqejë me gji, e njëkohësisht të ushtrojë edhe detyrën.

Kryetarja e këtij komisioni, Anila Denaj, i uroi mirëseardhje deputetes, ndërsa theksoi se prania me fëmijën mund të ishte një ogur i mirë.

“Znj.Gjuzi, shpresoj të jetë jo vetëm një prezencë e mirë e fëmijës tuaj por edhe në frymë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe një nga objektivat që ka zhvillimi I qëndrueshëm ajo që lidhet me barazinë gjinore dhe me të gjithë politikat në frymë të kësaj prezenca juaj me frymë këtu e përshtat atë më së miri”, tha Denaj. Ndërkohë, Gjuzi foli për çështje teknike të komisionit.

Lini një Përgjigje