TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Shtator 2025, 12:50

“Dëshiroj të martohem me ty”/ ‘Përndiqte’ moderatoren e sportit, lirohet mjeku psikiatër

Shkruar nga Pamfleti

“Dëshiroj të martohem me ty”/ ‘Përndiqte’

Behar Kamberi, mjeku psikiatër që Policia e Tiranës e arrestoi pas një kallëzimi të bërë nga moderatorja sportive, Albana Bejko, e cila pretendonte se ishte përndjekur nga ai, është liruar.

Disa mesazhe tregojnë ndjenjat që mjeku Kosova tregonte ndaj moderatores sportive, Albana Bejko.

Mesazhe me tekste si: “…Të dua…dëshiroj të martohem me ty…” apo “…jeni shumë e bukur, dua tju takoj se kam ardhur nga Kosova vetëm për ju…”, janë vlerësuar nga Prokuroria e Tiranës si një komunikim krejt normal dhe aspak shqetësues, intimidues, apo kanosës për jetën e moderatores sportive.

Mbi të gjitha këto mesazhe të këqyrura nga Prokuroria, nuk përbëjnë shkak serioz për vijimin e mbajtjes në burg të mjekut psikiatër Behar Kamberi.

 

1 Komente

  1. T
    Toni Qerratuci

    Si mund të quani psikiatrist nje psikopat. Keta kosovaret thonin e bukur si shkine, pasha turkun bre, serbi ka nje fjale të urte kesht e ashtu, cfare plazhesh t’mira kish pas ajo Shqipnia tia kish na marre bre, na e bene Skenderbeun bir shkine e lista nuk mbaron.

    Lini një Përgjigje