TAGS-AT E JAVËS

Forum 9 Gusht 2023, 20:12

Dështaku dhe i molepsuri i gjatë

Shkruar nga Pamfleti

Dështaku dhe i molepsuri i gjatë

Paaftësia, aventurat dhe lidhjet e tij me grupet kriminale brenda vendit e qarqet mafioze ballkanike, afrikane, aziatike e të botës arabe, kanë tjetërsuar Edi Ramën në kryeministër të zhveshur nga ndjesia, fuqia dhe dëshira për t’i shërbyer shqiptarëve e interesave të vendit

Deri para 2 vitesh, sa herë që Edi Ramës i dilnin skandale ekonomiko-financiare personalisht e familjarisht, por dhe si i përfshirë me ministra, deputetë, drejtorë e krye-bashkiakë, spërdridhej ta minimizonte e ta kalonte me humor, duke thënë: – “Nuk ka hajdutë të gjatë”!

Por edhe nëse e pranojmë, që Edi Rama nuk është hajdut, ngaqë sipas tij nuk ka hajdutë të gjatë, ai është vërtetuar si dështaku më i gjatë ndër kryeministrat e 30 viteve tranzicion, që ka premtuar më shumë e nuk ka realizuar asgjë.

Edhe Saliu, Fatosi, Iliri e Pandeliu nuk kanë bërë asgjë për vendin e shqiptarët, por thjeshtë kanë mashtruar e kanë punuar për pasurimin dhe sundimin e tyre, ndërsa kur kanë dashur të bëjnë diçka për vota, kanë mundur ta realizojnë sa për propagandë.

Ndërsa Edi Rama përveçse mashtrues “ekselent” është edhe dështak, për faktin se realisht është krekosur se do zgjidhte shumë probleme sociale e jetike të shqiptarëve, por në 10 vite pushtet nuk ka mundur të zgjidhë asnjë prej tyre, madje i ka rënduar.
P.sh., kur erdhi në pushtet, u betua se do zgjidhte problemin e papunësisë, por nga 15% që e gjeti më 2013-ën, sot sipas INSTAT, papunësia është 39%, megjithëse dështaku i gjatë është munduar ta fsheh duke ç’regjistruar të papunët dhe duke ulur me 50% numrin në listat e ndihmës ekonomike.

Dështaku i gjatë i “Rilindjes”, nuk e uli nivelin varfërinë në 8%, siç premtoi nëpërmjet shportës së ushqimeve e rritjes së pensioneve, por çoi në nivelin e varfërisë ekstreme 40% të familjeve, ndërsa 30% të familjeve me nivel të mesëm jetese, i zbriti në nivelin e varfërisë.

Kryeministri i gjatë, përveç se krijoi grupin dhe skemën e grabitjes së pronave, dështoi me kthimin dhe regjistrimin e tyre në kadastër, por dhe me legalizimin e ndërtimeve, megjithëse u betua se këto probleme do zgjidheshin brenda mandatit të parë 2013-2017.
Dështaku i gjatë nuk e minimizoi korrupsionin dhe vjedhjen e fondeve publike, por e masivizoi në krejt piramidën e administratës dhe e bëri normë, aq sa qytetarët e dinë që duhet të paguajnë për çdo shërbim, ndërsa bizneset e dinë që duhet japin paradhënie 30% të vlerës së çdo tenderi.

Po kështu, i gjati i “Rilindjes” dështoi me borxhin e qeverisë, të cilin nuk e ka ulur nën 61% që ishte më 2013-ën, por e ka dyfishuar, madje çdo 6 muaj merr nga 600 milionë Euro borxhe me 7-8% interes nëpër botë, për të shlyer borxhet që ka.

Paaftësia, aventurat dhe lidhjet e tij me grupet kriminale brenda vendit e qarqet mafioze ballkanike, afrikane, aziatike e të botës arabe, e kanë tjetërsuar Edi Ramën në kryeministër të zhveshur nga ndjesia, fuqia dhe dëshira për t’i shërbyer shqiptarëve e interesave të vendit./Shkodranews

edi rama deshtak kryeministri

Lini një Përgjigje