kryeministri

7 Qershor 2018, 08:3408:34Politike

23 Maj 2018, 11:0911:09Politike
Kryeministri Rama në PE: ‘Peshat e rënda’ të drejtësisë po skarcohen, sepse duam dëshpërimisht integrimin - Politike
Politike20 Mars 2018, 14:38

Kryeministri Rama në PE: ‘Peshat e rënda’ të drejtësisë po skarcohen, sepse duam dëshpërimisht integrimin

Shkruar nga Pamfleti
Kryeministri Rama në PE: ‘Peshat e rënda’ të

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel. Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, Rama i mëshoi  mendimit se Shqipëria po bën përpjekje dëshpëruese për integrimin. Një nga këto është Vettingu.

“Ai përbën një instrument unik që nuk ka asnjë alternativë dhe në këtë pikë procesi është po aq i rëndësishm në mos më i rëndësishëm se vetë antarësimi, pasi është një proces i përbashkët. Patëm diktaurë komunist , por nuk patëm parti komuniste që do të dilte me një variant tjetër, që është përtej atij të antarësimit në BE. Ky është destinacioni ynë dhe të gjithë jemi të gatshëm të sakrifikojmë. Dua t’ju them një hollësi, ndryshuam Kushtetutën për një operacion ndërkombëtar siç është procesi i vlerësimit është real në sitemin e drejtësisë. Pse  e bëmë? E bëmë sepse na duhet për breznitë, për një sistem drejtësie të drejtë dhe funksional dhe sepse duam dëshpërimisht që integrimi të ecë përpara dhe të ndodhë. Kështu gjyqtarët e BE dhe SHBA janë bërë bashkë, gjë që garanton Vettingun e gjyqtarëve pas ndryshimit të Kushtetutës. 17 pesha të rënda të sistemit të drejtësisë janë dorëhequr, duke nisur nga Kryeprokurori i Përgjithshëm , që është një veprim i jashtëzakonshëm,” deklaroi Rama.

Ai theksoi se, “Shqipëria nuk po kërkon ndonjë dhuratë, as një lloj favori që nuk e meriton, po kërkojmë thjesht çeljen e negociatave sepse e meritojmë, kemi bërë një nga një çdo që është shkruar në fletoren e detyrave tona të shtëpisë dhe e kemi bërë sipas rregullave”.

Politike