
Analisti Enton Abilekaj, duke folur për rezultatet e 11 majit dhe vështirësinë e partive të vogla për të fituar mandate, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se elektorati gri duhet të kërkohet në qytetet e mëdha, ku janë edhe bizneset dhe profesionistët e lirë që nuk kanë përfaqësim politik e nuk asociohen dhe kjo është arsyeja kryesore pse partitë e vola e kanë të vështirë të çajnë.
“Në Shqipëri, përjashto qytetet e mëdha, elektorati është i ndarë në dy grupe të mëdha. Sepse ne kemi të zhvilluar klientelizmin politik. Varfëria është e madhe dhe njerëzit duan përkatësi politike.
Elektoratin gri duhet ta kërkosh në qytetet e mëdha. Bizneset janë në këto zona. Profesionistët e lirë janë në këto zona. Ata nuk kanë përfaqësim politik. Nuk asociohen. Kjo është arsyeja kryesore pse partitë e vogla e kanë të vështirë të çajnë. Sepse e shikojnë që nëse nuk e kanë të sigurt që nuk do marrë pushtet nuk e mbështesin.
Tjetra është se një parti e vogël duhet të funksionojë si parti. Përgjithësisht identifikohen me një person që nuk zgjidhet. Nëse është një parti personale ku do përfaqësohen grupet e interesit? Kujtojmë LSI, ku u afruan njerëz me interesa klienteliste, por edhe parimore. Funksiononte si parti, kishte forume. Ndërsa te këto parti, përfaqësimi është inekzistent, tha Abilekaj.
Lini një Përgjigje